• |
ide | kryesore

Vrásja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli i Durrësit rikthen në detyrë gjashtë policët e pezulluar

-Instant, Lajme, Të fundit
Pjerin Xhuvani



Apeli i Durrësit rikthen në detyrë gjashtë policët e pezulluar për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në gjykatën e Apelit Durrës janë zhvilluar seancat gjyqësore për shtetasit nën hetim Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë në Elbasan. 6 policët në fjalë kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani në Elbasan. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës.

Punonjësit e policisë do të vijojnë të hetohen në gjendje të lirë për ngjarjen.



4 Comments

  1. Sa te pafytyre qe paskan qene keta plehrat e drejtesise . Duhen djegur te gjithe gjobevenesit e drejtesise ne turre te druve qe ky vend te beje perpara , ndryshe prangat dhe largimi na ka ngel .

  2. Dhe tani t’u japin nai dekoratë këtyre policave!!!E shkatërruan drejtësinë njësoj si në 1945 bashkë me çdo gjë që ka të bëjë me një shtet të së drejtës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *