• |
ide | kryesore

Vritet kreu i ISIS

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Udhëheqësi i ISIS-it është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një zëdhënës të grupit ekstremist ISIS, i cili tha të mërkurën se lideri i tij Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi ishte vrarë.

Vdekja e tij vjen vetëm tetë muaj pasi u emërua si kalif i grupit terrorist islamik.

Pas një rritjeje të papritur në Irak dhe Siri në vitin 2014 ku pushtoi zona të gjera territori, ISIS nisi rënien graduale të influencës së tij dhe vitet e fundit roli i tij është zbehur së tepërmi.

ISIS u mund në Irak në vitin 2017 dhe në Siri dy vjet më vonë, por celula të fjetura të grupit ekstremist mysliman sunit, ende kryejnë sulme në të dy vendet dhe pretendojnë sulme kudo në botë.

Udhëheqësi i mëparshëm i ISIS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi, u vra në fillim të këtij viti në një sulm të SHBA-së në provincën Idlib në veri të Sirisë.

Paraardhësi i tij Abu Bakr al-Baghdadi u vra, gjithashtu në Idlib, në tetor 2019.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *