• |
ide | kryesore

10 ditë dëborë, çfarë ndodh me motin në muajin dhjetor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria do të pushtohet nga reshjet e dëborës në 10 ditët e para të dhjetorit. Sinoptikani, Hakil Osmani thotë se zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar. Osmani shtoi se temperturat do të pësojnë dhe rrotje më pas e do të shkojnë në 17-18 gradë Celsius.

“Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar. Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive. Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës,”- tha Osmani ndër të tjera për TVKlan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *