• |
ide | kryesore

80 raste të reja me HIV/AIDS këtë vit, mes tyre dy fëmijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
HIV



Andi Rabiaj, drejtor ekzekutiv i organizatave “Zëri i të rinjve” deklaroi sot se të rinjtë kanë informacione rreth HIV/AIDS por nuk i zbatojnë në praktikë. Ai tha se 95 % e transmetimit të HIV/AIDS vjen për shkak të marrëdhënieve seksuale.

Ndërkohë ai tha se këtë vit ka pasur rreth 80 raste të reja, mes tyre dy fëmijë teksa sot është Dita Botërore e luftës kundër HIV/AIDS.

“Të rinjtë kanë informacion por në praktikë nuk i zbatojnë. Janë disa rrugë që shkenca i njeh por rruga kryesore është ajo e marrëdhënieve seksuale, 94-95% të rasteve të transmetimit është përmes asaj seksuale, pastaj tranfuzionit të gjakut dhe nga nëna te fëmija.

Ka pas nëna që kanë pasur virusin por fëmijët nuk kanë lindur me virusin HIV.

Nëse do të flasim aktualisht të dhënat për vitin 2022 s’janë bërë publike por për këtë vit ka gati 80 raste, mes tyre 2 fëmijë. Krahasuar me vitin 2021, ishin 91 raste, por deri në fund të dhjetorit do e kalojmë shifrën 100.

Aftësia për tu prekur nga virusi është i barabartë si për meshkujt, edhe për femrat”- tha Andi Rabiaj për Fax News.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *