• |
ide | kryesore

Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh: të gjithë në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Messi

-Instant, Sport
Bangladesh



Luan Argjentina, luan Lionel Messi. Bota gjithnjë fokusohet në fushën ku numri 10 shpalos artin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një Botëror. E kështu, tifozët nuk mund të humbasin rastin për të parë magjinë e Pleshtit, edhe kur oraret janë të papërshatshme. Siç ndodhi në Bangladesh.

Argjentina e Lionel Messit në Kupën e Botës mbajti zgjuar mijëra tifozë në Bangladesh. Ndeshja vendimtare kundër Polonisë, e cila më pas u fitua 2-0, nxorri mijëra tifozë bengali në sheshin qendror në Dhaka, ku u ngrit një ekran gjigant për këtë rast. Një turmë e pafund dhe një fakt që e bëri edhe më të pabesueshëm. Ndeshja me orën lokale në Bangladesh ishte caktuar për tu luajtur në orën 5 të mëngjesit.Por ky nuk është fare problem, aq e madhe është dashuria për Argjentinën e popullit të Bangladesh. Nga viti 1986 ata kanë adoptuar shtetin amerikano-jugor kundër një armiku të përbashkët, Anglisë.

Lexo më tej:Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt shpërtheu në lot

Për kënaqësinë e tifozëve bangladeshas, Argjentina nuk e gaboi shansin e saj dhe vazhdoi rrugën drejt Kupës së Botës 2022. Në raundin e tretë të Grupit C, skuadra e Scaloni mposhti Poloninë 2-0 dhe e mbylli grupin në vendin e parë. Tani edhe shorti është bujar për Messi e të tjerët, duke i vënë përballë në 1/8 Australinë. Në Stadiumin 974 në pjesën e parë, Albiceleste bëri ndeshjen, por u përplas me një super Szczesny. Portieri i Juventus i priti një penallti Messi (39′) dhe ndaloi cdo tentativë të amerikano-jugorëve. Në pjesën e dytë Mac Allister (46′) zhbllokoi ndeshjen dhe Alvarez (68′) mbylli llogaritë me një gol të mrekullueshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *