• |
ide | kryesore

Berisha: Si i vodhi Olsi Rama 2.2 miliardë euro nga europianët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Berisha thotë se Olsi Rama është padrino i vërtetë i atyre që kanë marrë pjesë në skemat e mashtrimit të kriptomonedhave duke shtuar se në këtë skemë është e përfshirë edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 11 në Tiranë, ku tha se kryeministri Edi Rama tani kërkon të vjedhë miliardat me projektin e Portit të ri të Durrësit dhe sipas tij kërkon të bëhet një “Alabbar” në Mesdhe.

“Tani o të bëjnë buxhet për qytetarët, që të konsiderojnë rrogat, pensionet, shëndetësinë, ose të bëjnë për hajdutët. Opozita bëri 23 amendamente anti-krizë. Shqiptarët po vuajnë. E blejnë bukën dhe produktet e tjera 7 % më shtrenjtë se vendet e Bashkimit Europian. Hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që t’i çlirojmë. Propozuam 100 milion më pak sesa po vidhen me rrugën për rritjen e rrogave. Jo more, edhe votuan në radhë sikur ishin robotë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet, që nëse do miratoheshin, jepnin një ndihmë serioze për situatën. Ishte një paketë tërësisht anti-krizë. Në pamje të parë, dikush mund të thotë “po ju prishnit buxhetin me të”. Jo more se nga KLSH është gjetur se në 8 muaj janë vjedhur 1.1 miliard euro.

Edhe ju garantoj se janë më shumë. Se disa gjera aty nuk ishin përfshirë. Kjo e rrogave çfarë ishte kjo. Kjo ishte 15-16 % e atyre që vjedhin. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë. Sot këshilltari kryesor i Olta strategjikes, që u bë ministre për të marrë titullin e investitorit strategjik për të lumturuar burrin. Padrino i vërtetë i Josifit ka shef Olsi Ramën. Ai është mbikqyrësi kryesor i të gjithë tregut të kriptomonedhave, sepse ishte i vëllai që do të drejtonte. Dhe kanë vjedhur ky grupi i Amant Josifit 2.2 miliard euro nga qytetarët europianë.

Pse ua thashë këtë shembull. Këta nuk ngopen. Ky u akuzua për 200 milion euro të mbyllura në bankat offshore. Tani do miliardat e Portit të Durrësit. Koha do e faktojë. Rama do ndjekë rrugën e tij që të bëhet një Alabbar në Mesdhe”, u shpreh Berisha.



11 Comments

  1. Gjeegjeza e rradhes e Berishes.

    Totalisht i rrjedhur. Degjoheshin ulerimat e nje gruaje qe rrihej nga burri deri tek Mine Peza kur ky banonte ne Brake.

    Dhe ja qi robt kokaines!

    1. Jorgo, te kujtohet ajo gjeagjeza e avión it te Reformatos? Apo keni memorie selective ju delirantet mavi?

      1. Reformato?! Marijuane?! 2014?!

        Yhyyy…!!!

        Ne jemi tek Kokaina tani o plako. Pastrim lekesh nderkombetar, kulla…

        Ty te paska ngec disku para 8 vitesh.

  2. Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku jeton dhe punon, në një intervistë për “Koha Jonë”, e lexon protestën si ajo e demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. “Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar”.

  3. Te gjithe dolen hajdute mer sale vetem ti jo. Po si u bene milionere cuni e goca jote ajo shemtira mer bythqiri mutit si? Kurv burr

  4. Hahahhahaha. Thash se kish vjedh 2 miliard.
    Po tani qe ka vjedh me shume , do dal ne shesh.
    Zeni vidhte me pak.

  5. Protesta e Berishes me 6 dhjetor nuk tremb askend , por ofendon shumekend. Eshte absurde te lidhesh kete proteste me ate qe kerkohet te realizohet nga kjo proteste. Te mbrosh kete proteste, i bie qe mbron abdsurdin te pambrojtshmen.
    Dakort Rama vjedh, Rama eshte i korruptuar a ku di une! Po si rrezohet Rama. Duke luftuar per Berishen dhe Meten?!!
    Dmth keta jane ata qe nuk vjedhin, ata qe nuk abuzojne me pushtetin, ata qe kane dhe mbeshtetjen Amerikane dhe Europiane.
    Nese keture te dyve do ju dhimbsej kaq shume ky vend, te pakten tani DUHET ti hapnin krahun te rinjve, njerez me integritet e patriot, qe Shqiperise nuk i mungojne.
    Por jo. Ka dale Berisha i plakur, drejt rrjedhjes mendore dhe kerkon serish pushtetin. Merr vendim te bej karshillek ndaj lidereve politike te rendesishem ne Europe , kur eshte nongrat ne Amerine, nongrat ne Britani e keshtu do vazhdoj me rradhe!!!!!
    Ndaj mendoj se po cmendemi si shoqeri.
    Te ndjekesh Berishen e ca me keq akoma Meten, eshte deshperim dhe humbje kohe.
    Ti shikosh keta te dy te tredhur politik si shprese e ketij vendi, ose je idiot ose mik i tyre i ngushte pjese e taves se pushtetit. KAQ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *