• |
ide | kryesore

Del autopsia, ish-bashkëshorti e vrau me tre plumba gruan shtatzënë në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Është bërë publike autopsia e 35-vjeçares Hamide Magashi, që u vra nga ish-bashkëshorti në ambientet e spitalit në Prishtinë. Mediat kosovare bëjnë me dije se gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tre plumba një në kokë dhe dy në gjoks. Trupi i pajetë i 35-vjeçares do t’u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00. Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten Hamide Magashin 35 vjeçe, e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Çifti ishte martuar këtë vit, por pas problemeve të shumta mes njëri-tjetrit ishin ndarë pesë muaj më parë. Konfliktet e tyre kishin qenë të vazhdueshme. Gruaja ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Halili është ende në kërkim nga policia pasi u arratis pas momentit të krimit.



2 Comments

  1. Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A.B. Jamieson

  2. Mua si laik nga mjekësia, më ka lindur pyetja, bashkë më dëshirën për ta ditur: Cilat ishin përpjekjet e njësisë emergjente -profesionale mjekësore(në mesin e tyre ligjërues të mjekësisë të përgjithshme, të magjistraturës dhe të doktorant urës, për shpëtimin e shtatzënës, nëse jo, bile të foshnjës në brendësinë e saj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *