• |
ide | kryesore

FOTO/ Plasin polemikat për eliminimin e Gjermanisë: VAR ktheu vendimin për golin e fitores së Japonisë

-Instant, Sport
VAR



Nëse Japonia nuk do të fitonte ndeshjen me Spanjën, Gjermania do të ishte kualifikuar falë diferencës më të mirë të golave. Kjo nuk ndodhi, sepse Tanaka shënoi një gol të destinuar të shpërthejë polemikat. Pikërisht kështu. Sepse përpara se sulmuesi të dërgonte topin në rrjetë, topi duket se e ka kaluar vijën fundore.Në fakt, arbitri e anulloi golin në fushë. Pastaj VAR e thirri dhe vlerësoi golin e fitores së aziatikëve, që nxorri jashtë Gjermaninë.

Por a ishte një gol i rregullt? Pamjet duken kokëforte. Ato evidentojnë një dalje të topit përtej vijës fundore, përpara se të kthehej te Tanaka, që realizoi golin që flaku Gjermaninë jashtë Botërorit. Edhe me sy të lirë duket një top që ka dalë jashtë, ashtu si asistenti e pa gjatë lojës. Por ndërhyrja e VAR ktheu vendimin, duke i lënë dyshime të mëdha tifozëve gjermanë.

Lexo më tej: Video/ Japonia shkund Botërorin: Doan e Tanaka përmbysin Spanjën e kualifikohen si e para e grupit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *