• |
ide | kryesore

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani

-Instant, Arkiva, Kryesore



Sot po ndodh faza e dytë e sulmit të Kryeministrit ndaj pronarit të grupit mediatik “Focus Grup”. Policia dhe IKMT janë shfaqur në bregdetin e golemit, fiks tre muaj pasi ato bënë spektaklin e aksionit të parë, jo më për të prishur pishinat, por gjithë hotelin.

Kur fadromat ia behën për të shkallmuar pishinat e “Prestige resort” të bisnesmenit Irfan Hysenbelliu, ky i fundit u mbrojt me argumentin se ai gjithçka e kishte me leje, madje të firmosur dhe vetë nga Edi Rama, në 2016-ën, prandaj qëllimi i ruspave të qeverisë ishte që të ndryshonte vijën editoriale të mediave të tij, përmes shantazheve të paligjshme. Për të vërtetuar këtë nënpunësit e “Presige resort” publikuan edhe faksimilen e lejes të KKRT të nënshkruar nga kryeministri (poshtë).

Me të dalë ky dokument si dhe disa  fotografi të shefit të qeverisë duke drekuar me biznesmenin Hysenbelliu, në shoqëri të Taulant Ballës, Arben Ahmetajt dhe Behgjet Pacollit, pikërisht buzë pishinës që ishte duke u shkatërruar nga fadromat e IKMT-së, u detyrua të bënte një sqarim ministria e Brendëshme.

Në të pretendohej se shkallmimi po bëhej për interes publik dhe nga ky aksion do ti ktheheshin qytetarëve 4 mijë metra tokë të zaptuara. Ajo pretendonte se leja ishte dhënë me dy kushte, ku theksohej ajo do të jepej vetëm pasi të plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse dhe asnjëra prej tyre nuk është plotësuar (poshtë).

Po cili nga këto dy versione, aq larg nga njëri-tjetri, është më pranë së vërtetës? Lapsi.al i ka parë ato me lupë, ka analizuar të gjitha të dhënat, natyrisht duke e vëzhguar çështjen nga interesi i publikut dhe rëmbimi ose jo i hapsirave që i përkasin qytetarëve. Duke u nisur nga ky princip qeveria Rama ka bërë së paku tre shkelje flagrante.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande dallëndyshesh

Së pari, ato 4 mijë metra hapsirë publike, për të cilat ministria e brendëshme bënte sikur i dhimsen sot, qeveria ia kishte “falur” Irfan Hysenbelliut. Sikurse duket edhe në master planet që i kanë publikuar njësoj të dyja palët, në hartë vëzhgohet qartë se bllokimi i rërës dhe ndalimi i vijueshmërisë së bregut të detit si një pronë e të gjithëve, është parashikuar në harten e firmosur nga Rama. Pra nëse biznesmeni do kishte paguar taksat dhe do kishte plotësuar kushtet e pretenduara teknike, ai do ta gëzonte sot, këtë pronë të të gjithëve, me bekimin e Ramës. Madje ai do përvetësonte edhe një pjesë të detit duke ndërtuar një mol për skafe i cili fatmirësisht nuk është ndërtuar ende. Po ashtu, leja e Ramës parashikon një hotel shumë katësh, ndryshe nga plani fillesar i Mak Albania (të gjitha qeveritë nga ajo Meksi, Nano, Meta, Majko, Berisha e kanë zbatuar këtë parim), që prish rregullin e kësaj zone që ndërtimet e betonit mos ngrihen mbi lartësinë e pishave.

Pra, kur ishte mirë me Irfan Hysenbelliun, kur donte të joshte mediat e tij, Edi Rama se kishte për gjë tu grabiste qytetarëve ato 4 mijë metra, për të cilat në këtë shtator u kujtua ti konsiderojë të paligjshme.

Së dyti janë disa foto që flasin shumë (këtu lart) ku duket dhënësi i lejes i veshur me tuta Adidas qe drekon për shtatë palë qefe me përfituesin e saj në shoqërinë e hierarkëve të PS dhe qeverisë. Kushdo që e ka parë “Prestige resort” e kupton se në kohën ku po konsumohet kjo drekë hoteli është ngritur, pishinat janë ndërtuar dhe shefi i qeverisë po shijon jetën buzë saj. Po ka një pyetje: Kur leja është që në mars 2016, dhe kur taksat nuk janë paguar prej kohësh dhe kushtet teknike nuk jasnë plotësuar gjithashtu, si shkon kryeministri në një objekt që i ka borxh shtetit që ai drejton? Si mund të pijë verë rrehat rehat shefi i qeverisë me një biznesmen që i ka borxh publikut? Si e ka marrë me vete edhe bacën Behgjet Pacolli, të cilit i ka dhënë aeroportin e Vlorës, apo për ti dhënë edhe atij shembullin se ne pijmë bashkë edhe kur ti si paguan taksat?

Në një vend normal, vetëm kaq do të mjaftonte, jo për të shkuar ruspat tek Irfani, po që një kryeministër të jepte dorëheqje. Shoqërimi i Ramës në publik, me një biznesmen që tallet me lejen e firmosur prej tij dhe rrefuzon të paguajë borxhin, do të shpjegohej me promovimin e këtij modeli.

Por në vendin kur Rama të bën të mirë kur je me të, dhe të shkallmon pronën kur e kritikon edhe kjo mund të shitet si normale.

Së treti, qeveria pretendon se zgjodhi ruspat ngaqë biznesmeni nuk ka paguar taksat. Po a zgjidhet konfikti për taksat me shkallmim prone? A i kanë shkuar fadromat edhe biznesmnëve të tjerë që i kanë borxh psh. tatimeve? Ky pretendim është qesharak. Ky aksion ka qëllim vetëm hakmarrjen dhe prandaj për të bërë të munduar atë u ndryshua në fillim të shtatorit drejtori i IKMT-së duke e zëvendësuar me Dallëndyshen e famshme. Prandaj në shtator ruspat, mjetet e rënda dhe policët ecnin me arrogancë, në rërë, në sy të pushuesve me roba banjo, ndërsa tani tre muaj.më pas u kthen pa asnje paralajmërim. Justifikimi gjithmone është se po i rikthenin hapsirën publike qytetarëve, por duke harruar se kur Rama e kishte mirë me Irfanin ai ia kishte rëmbyer plazhin qytetarëve duke privatizuar dhe rërën dhe bregun e detit (faksimilja lart).

©Lapsi.al

 

 



51 Comments

  1. Analizë për një vend normal-jo për një vend që në krye të shtetit ka kryehajdutin më të madh!

    Langaraqi nuk njeh asnjë vlerë njerëzore e aq më pak çështje të të drejtës.

    Ai, langaraqi kryeministër është grabitësi sistematik i pasurisë së shqiptarëve.

    Kot flasim për oligarkë, ata thjesht qarkullojnë nëpërmjet aktiviteteve të tyre paratë, që mendoj se më shumë se gjsma e fitimit shkon në xhepat e langaraqit.

    Oligarkët sado të pashpirt që të jenë, e gjithë pashpirtësia e të gjithëve nuk e arin ligësinë e pashpirtësinë e langaraqit kryeministër.

    1. Si përfundim, ana morale është keq.
      Ama ana ligjore….. e shëmb pa probleme.
      Kysh është ky kapteri i ushtrisë që nuk paguan asnjë taksë?
      Kush është ky që nuk lejon njerëzit të kalojnë para hotelit të tij. Sepse ka bllokuar rërën?
      Për të kaluar aty, ose duhet të hysh 200 m thellë në det, ose duhet të bësh 2km rrugë rreth hotelit, për të dalë në krahun tjetër.
      Shume keq që kryeministti e la deri tani dhe shumë mirë që po ja rrafshon sot.

      1. ne fakt, artikulli ate po thote. pra ne teori beri shume mire, ceshtja eshte perse kryeministri i nje vendi, shkoi te hante dhe firmoste tek dikush qe nuk ishte me leje dhe nuk kishte paguar taksa? Artikulli po thote qe nuk eshte mire qe dikush trajtohet i nenes dhe dikush i njerkes vetem per ledhatimet qe i bejne kryeministrit..

        1. Artikulli po thote qe kryeministri i dha leje ne shkelje te ligjit dhe po ja prish po ne shkelje te ligjit.

          Kryeministri eshte ne shkelje te ligjit ne cdo rast.
          Nuk i ve dot faj nje personi qofte ky legen apo burre me namuz se do te perfitoje nga nje rast te cilin po ja jep kryeministri. Cilido do donte te ishte ne vend te irfanit per te perfituar falas leshime te tilla qenjerinormal as ne ender nuk i sheh. Zaptim deti, mol privat, pishine, hotel me shume kate mbi pisha, restorant lokal hapesira, etj , te paenderruara qe mund te ndodhin.

          Kryeministri po i beri keto leshime duhet te paguaje cmimin. Aaa,por koston e paguan qytetari me taksa dhe me vuajtje te nderlidhura ne cdo rast !
          Per arsyen e thjeshte sepse mungon llogaridhenia dhe mungojne gjykatat!

          Ja sepse Rama vepron si diktator sepse shteti eshte rregjuar tek deshirat dhe interesat personale te Rames. Asgje tjeter nuk ka rendesi, te gjitha jane zero,

          Vetem Rama ekziston, askush tjeter!

    2. Irfan hamalli u be pronar ne mengjez
      Nje gomar pa samar nuk behet dot kale me samar.
      Kur je I dhjere mos e ngri koken se vjen era mut.
      Te sheshi me Shkulakun ne krye me pica dhe birre.

    3. Tifozat e saliut dhe rames, njerez pa shtylle kurrizore, pa dinjitet, pa te ardhme-vemje qe lepijne nje cope buke thotë:

      Po Syri Tiranes ne qender pse nuk vene rruspat te prishin katet mbi rruge qe jane ne shkelje te ligjit dhe nuk rraset brenda pranaret sipas ligjit apo vk Kastratin e kemi shok mund tja shkerdheje robt urbanistikes qytetit shendetit njerezve, trafikut e merradhe- gjoja sekuestro-shtet hajdutesh e njerezish pa dinjitet !

  2. Qe Rama eshte nje hajdut mafioz dhe inaci por edhe frikacak kjo dihet nga te gjithe , qe ka shkelje ne dhenien e lejes apo mos pagimin e taksave ( arrogance e Irfanit) edhe kjo dihet por edhe qe muzika tek ky Prestige e Irafinit na ka ca b… gjithe veren dhe askush nuk guxonte tia ndalonte( edhe gjate covid) kjo dihet nga pak njerez pervec neve qe banojme aty afer.

    Me pak fjale nje MUT jane te dy

  3. Kesaj i bie kur shkon tek pika “too big to fail”. Grali i çdo ndermarresi.
    Per mua media ne pergjithedi le shume per te deshiruar. Hoteli dhe gazeta normalisht nuk duhet te kene lidhje ekonomike, sepse vuajme ne qe marrim info te modifikuar sipas kritereve ekonomike me vone. Prandaj nese hoteli ka rendesi per gazeten atehere i them ndermarresit nderro model biznesi per te dyja. Thjesht nje mendim.

    1. Po dëgjojmë që PD po e çon prishjen e Prestigj Rezort në Parlamentin Europian.
      Bravo. Kështu duhet. Le ta marin vesh dhe europianët se çfarë është shtypi në Shqipëri. Ndërtues dhe biznesmen që blen e hap televizione e gazeta dhe pushton ranën dhe detin , duke mos e lanë turistin françes, italian, gjerman apo polak me kalu para hotelit të tij.
      Bravo PD !

  4. Kthimi i fadromave tek Prestigj rezort eshte nje hakmarrje e Rames per viziten e Hysenbelliut ne SHBA dhe dekoraten qe i dha Shoqeria Vatra, e cila ka shprehur rezevat e saj ndaj KM dhe trajtimit te tij per opoziten.

    Kur vete e merr medalje nga OJQ-te edhe per afganet qe i solli vullnetarisht, e paraqet kete si merite e “liderit global”, por cmira e xhelozia e permbytin kur vleresohen personazhe te tjere nga politika e media.

    Thjesht medriokritet e ligesi…

    1. Deri ku arrin verberia tek padroni ne rastin e Palikaris , keshtu thonit edhe per Enver zagarin nuk gabon lideri.

      Me pak fjale race muti

    2. Spo rin pa hëngër muttttt në llogari të kriminelit antikombëtarit Edi derrrrrrrrrrr droga hu racën e poshtër

    3. Kush ligj mor shkerdhat, mashtrus ordiner?
      Kush ligj ne bote te jep te drejten ty te shkosh i ti prishesh pronen tjetrit pa vendim gjykate, pa asnje lloj shkrese, pa asnje paralajmerim.
      Pse prite kaq shume vite per te zbatuar ligjin?
      Apo ju rilindasit i zbatoni ligjet si te doni dhe kur te doni.
      Kur kjo padrejtesi i behet Irfanit, imagjinoni se ca ndodh me qytetaret e thjeshte.
      Po me pallatin e Bashes ne Vlore a u zbatua ligji?

      1. “Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave”

        – Ministria e Brendshme e Republikes se Shqiperise

      2. Nuk na plasi asnjerit nga ne per Irfanin, por deri ne 30 m plazhi nuk eshte i askujt dhe jepet vetem me koncesion. Ne ate moment qe nuk paguhet koncesioni shteti ka te drejte per te nderhyre. Por ti leme ligjet, mendoj se problemi nuk eshte tek prona por tek anshmeria e KM qe kur i ledhaton kurrizin, te le te mos paguash dhjetra miliona taksa, kur fillon e flet, “aplikon” ligjin duke futur ne valle “te drejtat” e shqipetareve..

        1. Mos qendron ndoshta problemi edhe tek Irfani qe eshte nje kreditor dhe taksapagues i keq dhe perdor mediat e tija per t’i bere presion autoriteteve te kontrollit dhe ndeshkimit?!

          1. Nuk ka vend ne bote qe prish pronen pse ske paguar taksa! A po flasim apo po tallemi? Sekuestro…

          2. Me thuaj nje vend tjeter qe ka legjende si ajo e Rozafes?!

            Fiksoje ne tru: Shqiperia eshte vendi i nderto e shkaterro. Eshte e shkruar ne yje.

            Ne Itali qe eshte vendi i Dashnise do ishte zgjidhur ashtu sic thua ti. Por Italia eshte e udhehequr nga planeti i Dashnise. Ironikisht edhe Mafia eshte Dashni ne Itali.

          3. Injoranca jote eshte e qarte. Legjende si e Rozafes e ka Serbia, Bullgaria, Bosnja , Kosova dhe disa vende te tjera perfshi Rumanine!

          4. Sa idjot qe je! Po Servia, Bvllgaria, Bosnja e Kosova ne te njejtin pellg astrologjik jane o kari!

          5. PS: Nqs. je e seksit femer “idjot” lexoje si “budallackez” dhe “o kari” si “o moter” ose si “o pjeshkez”.

  5. Ne qofte se qeveria arrin ne perfundimin se jane shkelur ligjet le tja konfiskoi hotelin por jo tja prishi, per ndertimet pa leje ne pallatet ne Tirane Rama do tju a konfiskoi ndertuesve pjesen e nderteses pa leje ndersa per Irfanin do tja shembi. Shtet banditesh!

  6. Irfan ishe servili me i madh i Rames, vetem kur ju djeg bytha atehere kujtoheni! Shkoni hani ndonje ngjale me Ramen, çoban hesapi te pabese!

    1. Irfani vet e ka mësuar Ramën me qënë zëdhënës i tij,lajmet në median e tij deri tani vonë kanë qënë sikur të degjosh lajmë te Er-tv,prandaj nuk po i plas kujt për Irfanin por për presionin që po i bëhet medias në Shqipëri që të bëhen zëdhënëse të Ramës dhe qeverisë,vetëm për këtëë vjen keq.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        o kurvë, ai , unë e shumë të tjerë që e kuptojmë këtë, jemi viktima të popullit idiot që shet votën, dhe që në fakt jeni shumica!

        1. o kerme, qe e shet voten nuk do me thene qe do t’Ja jape patjeter opozites apo ca karave si puna jote. Rri rehat se ky popull ja ka fut te gjitheve dhe ne shume raste ca injoranteve si puna jote dhe te atij me siper..P.S. Moter nuk kam , por do me jepte kenaqesi te te qija gjithe robt e shpise..kur te mundesh me thuj sa e ke pazarin per sejcilin

  7. Irfani ka qene gjithmone pagues i keq, çuditerisht qe nga 2016 Qeveria qe mbledh dhe manaxhonparet e shqipetareve , u kujtua vetem ne 2022 te prishe pronen (koncesionin) e Irfanit! Ta kete bere per hakmarrje politike valle? A duhet te hyje hakmarrja politike ne manaxhimin e lekeve te shtetit shqipetar?

  8. Boll me viktimizimin e ketij kapterri bandit qe pa breke ne bythe u be “pronar” i madh me ndihmen e nje politikani te larte.Ramazonit nuk i plas shume trapi per ligjin pasi ai e shtremberon ate sipas interesit te castit dhe goditja qe po i ben ketij eshte nje nga rastet. Por sic shihet Irfani benka evazion fiskal dhe shteti vetem sa po i prish resortin, por ne Amerike per te njejten gje Al Kaponen e kalben ne burg dhe sa e sa te tjere

  9. Mire ja kane ber kti irafan bythqirit bashke me cunin e vet qe na hapet bythesh neper instagrame me ora nga 50 mije euro kokrra katunarit si me qen cuni donald trumpit. Provinciale qe te dy karin mdyt tja u fusin se ter pret me pislliqe i kan ber

  10. Nëse nuk ka paguar taksat nuk shembet por konfiskohet resorti.Dhe prishja bëhet thjeshtë për hakmarrje dhe aspak e bazuar në ligj.

    1. Edhe jam dakord sepse prishja e prones behet me vendim gjykate, por ne nuk e dijme nese gjykata ka vendosur ndryshe..

  11. U keput Irfani i shkrete tek News 24 duke nxjerre ne intervista spontante ne mbrojtje te tij, figura te shquara dhe me besueshmeri te larte, si… Tritan Shehu… Fatmir Mediu… etj, etj, etj… 😀 😀 😀

    Do ngelesh vetem me breke o i Zi! Me keq se ai tipi nga Ndroqi. Se atij nje apartament tek Brryli sa per te futur koken ja lane.

  12. Irfani vet e ka mësuar Ramën me qënë zëdhënës i tij,lajmet në median e tij deri tani vonë kanë qënë sikur të degjosh lajmë te Er-tv,prandaj nuk po i plas kujt për Irfanin por për presionin që po i bëhet medias në Shqipëri që të bëhen zëdhënëse të Ramës dhe qeverisë,vetëm për këtë më vjen keq. Për këtë duhet të shqetësohen shqiptarët jo për pronat e Irfanit se i nderton prap me lekët e shqiptarëve,sevil i Edi Ramës ka qënë dhe ashtu ngelet.

  13. Ish-deputeti i PD e pranon: Kam paguar njerëz që të marrin pjesë në protestat e opozitës, 20 mijë lekë për çdo makinë,shkelje e ligjit per ndertim,mos pagim te taksave per shume vite kaq mjafton per te shembur nje dite shteti i tregon dhembet sado i humbur te jete o shpellkare,nuk eshte viti 2007 kur salihu bente qef me oligarket

  14. Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku jeton dhe punon, në një intervistë për “Koha Jonë”, e lexon protestën si ajo e demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. “Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar”.

  15. Une deri dje pranoja 50 eur vetem nga PS per ta votu por me kete qe i beri Rama Irfanit ne vazhdim do i pranoj vetem nga PD dhe LSI. Kjo eshte hakmarrja e popullit. Ose karmaja me llafe moderne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *