• |
ide | kryesore

H&M së shpejti në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kompania Suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023.

Hapja e shumëpritur do të inaugurojë një hapësirë prej 2.181 m² në qendrën tregtare më të famshme në vend,  Tirana East Gate, ku blerjet shndërrohen në një përvojë unike për klientët.

“Jemi shumë të lumtur t’ju njoftojmë se H&M po zgjeron aktivitetin e saj në rajonin e Ballkanit me hapjen e dyqanit më të ri në një prej qendrave tregtare më të mëdha në Shqipëri.

Së shpejti të gjithë entuziastët e apasjonuar pas stilit dhe modës do të kenë mundësi të përjetojnë një përvojë unike blerjeje që vlerëson diversitetin, qëndrueshmërinë dhe natyrën. Qëllimi ynë është t’i frymëzojmë njerëzit në zbulimin e vazhdueshëm të stilit të tyre” shprehet Thomas Estrany, Manaxheri i shitjeve të rajonit për H&M.

Dyqani H&M në Tiranë do të ofrojë një gamë të gjerë stilesh nga tendencat më të fundit, te klasikja e përjetshme duke vënë fokusin të materialet cilësore me çmime konkurruese.

Për më shumë informacion kontaktoni në:

[email protected]



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *