• |
ide | kryesore

Jim Carrey largohet nga Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Jim Carrey ka zbuluar së fundmi se do të largohet nga Twitter. Ai  ndau një karikaturë të re të animuar me ndjekësit e tij për të shënuar këtë rast.

“Unë po largohem nga Twitter. Por së pari këtu është një karikaturë që kam bërë me mikun tim Jimmy Hayward,” tha Carrey në një Tweet. “Është i bazuar në pikturën time të një fari të vjetër që qëndron në një stuhi, duke thirrur engjëjt .Duke ndriçuar llambën e tij për të na udhëhequr në një natë të pabesë. Ju dua shumë të gjithëve!”

Jim i bashkohet një grupi të famshëm që janë larguar nga platforma që kur Elon Musk mori zyrtarisht kontrollin më 28 tetor, duke përfshirë ;Stephen Fry dhe Whoopi Goldberg, të cilët njoftuan largimin në The View duke e përshkruar marrjen e Musk si një rrëmujë.

Disa orë para mesazhit të ndarjes së Carrey-t, muzikanti Moby tha se ai gjithashtu do të largohej nga faqja. Moby përmendi sjelljen e Elon dhe  e përshkroi Twitter-in si një “gropë racizmi”.

“Ky do të jetë postimi im i fundit në Twitter. Natën e kaluar @elonmusk postoi një meme antisemitike me të djathtën. Një histori të rreme @cnn dhe një imazh me armmë në tryezën e tij pranë shtratit. Twitter është bërë një gropë e racizmit, antisemitizmit, dezinformimit dhe urretjes. Mendoj  është koha për t’u larguar”, shkroi ai në Twitter./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *