• |
ide | kryesore

Maroku një hap larg kualifikimit: vendi i parë apo i dytë nuk ka rëndësi, rivalët që e presin janë të frikshëm

-Instant, Sport
Maroku



Maroku ka shansin të zgjasë qëndrimin në Katar përtej fazës së grupeve kur të përballet me Kanadanë në stadiumin Al Thumama. Në ndeshjen 4 fundit të Grupit F, Kanadaja vjen e eliminuar, por është shumë e rëndësishme për kombëtaren afrikano-veriore.

MAROKU

Ka shumë situata për tu zgjidhur në ditën e fundit të Grupin F, që mbetet i hapur për tre nga katër skuadrat. Gjërat mund të jenë relativisht të thjeshta për Marokun. Fitojnë ose barazojnë, ata përparojnë pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen tjetër në grup. Nëse humbasin, atëherë gjërat bëhen shumë të ndërlikuara, për tu kualifikuar. Në atë rast do t’u duhej që Kroacia të humbiste me të paktën dy gola më shumë se ata, ose të mundej Belgjika. Nëse Maroku do të humbiste me katër gola ose më shumë, atëherë një barazim në ndeshjen tjetër të grupit do ta eliminonte edhe atë.

Sido që të jetë, Maroku thjesht duhet ta kryejë punën vetë, por do të ishte për të ardhur keq që të mos kalonte, kur i ka marrë pikë të dy kundërshtarëve për një vend në 1/8. Megjithatë, bazuar në paraqitjet e tyre të deritanishme, nuk do të jetë problem për Luanët e Atlasit të kalojnë Kanadanë. Si të parët ashtu dhe të dytët ata janë të pafat në përplasjen e ardhshme. Maroku do të luajnë në 1/8 me një skuadër nga Grupi E, që mund të jenë Spanja ose Gjermania.

KANADAJA

Duke qenë shumë naivë në prapavijë dhe në strukturën e tyre, Kanadaja doli jashtë me dy ndeshje. Pas 36 vjetësh mungesë në një Kupë Bote, ata të paktën kanë shënuar një gol në finalet e Kupës së Botës në tentativën e tyre të pestë. Goli i Alphonso Davies i dha vetëm kënaqësinë që udhëhoqën ndaj finalistëve të 2018-ës për më shumë se 30 minuta. Kanadaja duhet të kishte marrë patjetër rezultatin kundër një skuadre të dobët belge, për të qendruar në lojë. Por në fakt u bë vetëm skuadra e dytë pas Katarit organizator që doli nga gara. Ata do të shpresojnë të mos e përfundojnë turneun me zero pikë, përsëri si në vitin 1986.

Megjithatë, nuk ka dyshim se ka themele të mira dhe një skuadër solide rinore për të bërë më mirë në Kupën e Botës së ardhshme. Shorti këtë herë nuk ishte i favorshëm, duke e vendosur në grup me vendit të dytë dhe të tretë të Rusi 2018. E ndoshta edhe kombëtares më të fortë të Afrikës në këto finale.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kanadasë:

St. Clair; Johnston, Steven Vitoria, Miller, Adekugbe; Buchanan, Kone, Eustaquio, Hoilett; Davies, David

Formacioni i mundshëm i Marokut:

Bounou; Hakimi, Aguerd, Saiss, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Ziyech, En-Nesyri, Boufal



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *