• |
ide | kryesore

Një italian në krye të OSBE-së në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë.

Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë. Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha ambasadori De Sanctis.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *