• |
ide | kryesore

OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm

-Instant, Lajme, Planet



Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se rreth 339 milionë njerëzish do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm. Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA) u ka kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022.

“Nevoja për ndihmë humanitare është shumë e lartë. Kjo pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do të lënë gjurmë më 2023”, ka thënë koordinatori i OKB-së, për ndihma, Martin Griffiths.

“Thatësirat dhe përmbytjet po bëjnë kërdi në Pakistan dhe Afrikë. Lufta në Ukrainë e ka kthyer një pjesë të Europës në fushëbetejë. Më shumë se 100 milionë njerëz janë të zhvendosur në gjithë botën. OCHA ka thënë se të paktën 22 milionë njerëz në 54 shtete po përballen me mungesa të mëdha ushqimore. 45 milionë njerëz në 37 shtete rrezikojnë të përballen me uri. Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën”, ka thënë OKB.



2 Comments

  1. Kur interesi nuk njeh kufi .kufijt skan nevoj te JUA tregoj kush me fjal se JUA ka qartesuar ZOTI JUAJ ME KRIJIM DHITHCKA ME KUFI MAS DHE ULLESIM SI PASQYR TE KRIJIMIT thotë:

    Nevoj per QARTESI. _GJALLERI _SIGURI – _ PAQE -SHPETIMkemi te gjith.por ceshtja eshte sa jemi pregatit dhe i kemi sherbyer ketyre qe kemi nevoj. Qe tja ARRIM un kuptoj se permes fakteve te zhvillimit kemi bere strategji mendimi agazhimi dhe veprimi interresat.keshtu qe interesat skan lillje me vlerat se vlerat jan vler humane dhe interesi eshte e kunderta fatkeqesisht NDOLLEMI ne sfid totale dhe kolaps qe na imponon te GJITHEVE rreshimin nga aja vetem duke e menduar FOLUR dhe vepruar GJITHCKA permes vlerave qe rendimentin ta kemi vler DOBIN me te madhe se DEMIN per te gjith

  2. Shum NJEREZ ne ket bot duke u nisur per pushtet para ju bene PADREJTESI pjeses tjeter per shkak te dobesis por padiskutim do BINDEN nje dit me FAKTE se as si ben PADREJTESI kujt.as she sollen ASKUJT VECSE VETES vet qe e DUAN aq shum un ngarkuan me PERGJEGJESI dhe MEKATE. Qe u ben NJEREZVE.kjo eshte te jesh I pakujdeseshem me JETEN KALIMTARE te KESAJ bote per te KUPTUAR domosdoshmerit dhe JUSTIFIKU pergjegjsit HAKUN ndaj gjithckaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *