• |
ide | kryesore

Presidenti i Gjermanisë Steinmeier viziton sot Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan. Kjo pasi ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut. Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.

Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjmi ndaj BE-së.

Në raportin e progesit në teteor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgaitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake. Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi.

Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Eshtë parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.



7 Comments

  1. S’ka jave qe te mos vije nje personalitet politik i huaj i nivelit shume te larte per te takuar Kryeministrin e Shqiperise, Edi Rama.

  2. Nuk ka patur perandor e nuk ka fuqi të madhe në botë që nuk lakmon pozicionin gjeografik të Shqipërisë, e cila në projektet aktuale të gjeopolitikës po merr rol të rëndësishëm, pavarësisht drejtuesve të saj. Bota ka planet e saj e nuk vërtitet rrotull liderit të Jorgos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *