• |
ide | kryesore

U rrëzua për shkak të një aksidenti/ ARRSH devijon sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë në segmentin e vjetër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor u bë shkak tre muaj më parë për dëmtimin e mbikalimit të Sukthit. Ai u la në atë gjendje për tre muaj e ndërsa sot ARRSH ka njoftuar se do të nisin punimet për rindërtimin e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga në të dyja senset do bllokohet për 1 orë kështu, që lëvizja e mjeteve duhet të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

-Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.
-Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
-Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth. Më pas do të vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
-Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
-Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks. ”, shkruhet në postimin e bërë nga ARRSH në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *