• |
ide | kryesore

Video/ Gjermania eliminohet nga Botërori: fitorja 4-2 me Kosta Rikën nuk shërben

-Instant, F1, Sport, Video
Gjermania



Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë në Kupën e Botës. Për të dytën herë radhazi kombëtarja gjermane del në fazën e grupeve. E këtë herë është diferenca e golave që dënon njerëzit e Flick. Gjermania fiton 4-2 ndaj Kosta Rikës, por ishte e kotë. Në ndeshjen tjetër të grupit E Japonia fitoi me një 2-1 të bujshme ndaj Spanjës, duke u kualifikuar kështu në vendin e parë. Furitë e Kuqe me katër pikë shkojnë në 1/8, për shkak të diferencës më të mirë të golave.

Gjermania shkon në shtëpi, “e tradhtuar” nga Spanja. Por gjermanët duhet të fajësojnë veten, sepse humbja me Japoninë në debutimin e tyre në Botëror u kushtoi atyre eliminimin sot. Kombëtarja e Flick mundi 4-2 Kosta Rikën (që përfundoi e fundit në grupin E). Një ndeshje mjaft e çmendur, me përmbysje e kundërpërmbysje. Në fund erdhi fitorja e parë e Hansi Flick në një Kupë Bote, por ishte një sukses shumë i hidhur. Në fund tekniku gjerman ka parë eliminimin ti ikte nga duart, për shkak të një cudie në ndeshjen tjetër. Japonia përmbysi Spanjën dhe për Gjermaninë duheshin edhe 5 gola që të kalonte në renditje iberikët.

POKERI I TRISHTË

Avantazhi i shpejtë i Gnabry (10′) dha iluzionin e një goleade për Panzerat. Por avantazhi i Spanjës ndaj Japonisë i vuri në qetësi të gabuar gjermanët. Kështu, përmbysja japoneze në pjesën e dytë, preu këmbët e skuadrës së Flick, që pësoi dy gola nga Kosta Rika. Tejeda (58′) dhe autogoli i Neuer (70′) për pak minuta kualifikuan kostarikanët. Por Gjermania e ktheu dhimbjen në forcë dhe barazoi dhe përmbysi me dygolëshin e Havertz (73′, 85′). Në fund Fullkrug shënoi golin e dytë në dy ndeshje për të fiksuar pokerin e trishtë 4-2.

Lexo më tej: Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin 0-0 me Kroacinë

Një ndeshje që hyn në histori, edhe për një arsye tjetër. Kjo ishte e para që arbitrohet nga një femër në një Botëror për meshkuj, francezja Stephanie Frappart, e ndihmuar nga brazilianja Neuza Back dhe meksikanja Karen Diaz Medina. Arbitrim i patëmetë në një ndeshje komplekse, por në të vërtetë nuk ka asnjë lajm këtu. Frappart është një siguri, dhe jo nga sot.



1 Comment

  1. Ngaqe e filluan “mbare” duke protestuar per te drejtat e lcbgthjijkl…dhe te gjith kellirave dhe vemjeve qe sot kan ngritur koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *