• |
ide | kryesore

Video/ Luanët e Atlasit fluturojnë në 1/8 si të parët e grupet: Maroku shumë i fortë për Kanadanë

-Instant, Sport, Video
Luanët e Atlasit



Përralla e Marokut vazhdon. Fiton dhe kualifikohet në fazën e 16 më të mirëve të Kupës së Botës për herë të dytë në historinë e tij. Në stadiumin Al Thumama në Doha, djemtë e Regraguit mundën 2-1 Kanadanë. Kështu Luanët e Atlasit e mbyllin në vendin e parë të grupit F. Ndeshja u zhbllokua nga goli i Ziyech, i cili përfitoi nga gabimi i Borjan në minutën e 4. Pastaj En Nesyri mbylli historinë në minutën e 23 me golin e dytë. I kotë goli i 1-2 i kanadezëve, edhe ai i shënuar nga marokenët, në autogolin fatkeq të Aguerd.

Feston Maroku teksa fluturon në raundin e 1/8 si vend i parë. Nga ana tjetër Kanadaja përshëndet turneun duke e mbyllur grupin me 0 pikë. Në Doha afrikano-veriorët fituan 2-1 dhe kaluan në fazën tjetër pas tridhjetë e gjashtë vjetësh. Luanët e Atlasit e nisën fuqishëm dhe zhbllokuan menjëherë ndeshjen. Ziyech përfitoi nga gabimi i mbrojtësit kanadez Borjan dhe me një parabolë nga distanca në minutën e 4 kaloi Marokun në avantazh. Formacioni i Regraguit dyfishoi me meritë në minutën e 23 me En Nesyri. Në fund të pjesës së parë kanadezët shkurtojnë distancat. Aguerd devijon krosin e Adekugbe drejt portës së tij dhe befasoi portierin e tij. Në kohën shtesë En-Nesyri gjeti dygolëshin e tij personal, por pozicioni jashtë loje i Aguerd anuloi golin e sulmuesit maroken.

ELIMINOHET SKUADRA E PARË “E MADHE”

Në pjesën e dytë, skuadra e Herdman hyri në fushë me një ritëm ndryshe dhe rrethoi plotësisht gjysmëfushën marokene. Kanadaja sulmoi kokëulur dhe për pak barazoi në minutën e 71. Hutchinson goditi traverse, në tentativën me kokë, nga një distancë e afërt. Luanët e Atlasit iu afruan golit të tretë me një kundërsulm të Hamdallah, që u vonua dhe u rikuperua në fund. Kanadaja sulmoi, por nuk arriti të gjejë barazimin, duke përfunduar në vendin e fundit në grupin F. Nga ana tjetër, Maroku fluturoi, përpara Kroacisë dhe eliminon “bigun” e parë të kompeticionit: Belgjikën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *