• |
ide | kryesore

Vrasja e policit në komisariat, gjykata refuzon gjykimin e shkurtuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kalon për gjykim ish-efektivi i Komisariatit Nr.3, Ludian Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në ambientet e vendit të punës.

Gjykata regjistroi çështjen me akuzën e “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj,”. Kjo vepër penale ka një marzh dënimi jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Gjykata nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe do të gjykohet me procedurë të zakonshme, për shkak të veprës penale që ka kryer i pandehuri.

Në dosjen hetimore thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *