• |
ide | kryesore

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, protestë në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth orës 16:00 u zhvillua një protestë në Kosovë lidhur me vrasjen makabre të një 35-vjeçareje shtatzënë në hyrje të spitalit.

Ndërkohë, protestuesit për këtë ngjare të rëndë kanë hedhur mjete zjarrvënëse pranë objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës.

Aktivistja Neri Ferizi është arrestuar para pak minutash nga policë civilë që po e ndiqnin protestën. Nga ana tjetër babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij, Hamide Magashit, është shprehur se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hiç. Sikur me i pas ndodhë çikës teme, që i ka ndodhë asaj. Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, tha ish-vjehrri i viktimës.

Gruaja e vrarë mbrëmë para repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë pritej të lindte sot, sipas familjarëve të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *