• |
ide | kryesore

Vrasjä makabre e gruas shtatzënë, sot protestë në Prishtinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Dyshohet se viktima u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj. LIdhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta. Ndërkaq sot në Prishtinë do të protestohet kundër vrasjes së grave.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Një rast tjetër tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë.



3 Comments

  1. Proteste kunder kujt? Kjo eshte si te protestosh kunder termetit apo permbytjeve. Edhe pse e dime si dhe pse ndodhin, jane jashte kapacitetit tone per t’i kontrolluar. E kuptoj nevojen per te shpreh dhimbjen qofte edhe ne menyre publike, por per kete më me vend se nje proteste, eshte nje pershpirtje. Si shoqeri fatkeqesisht te gjymtuara spirutualisht nuk mund ta bejme kete ne menyre autentike, keshtu qe i drejtohemi protestave pa sens dhe pa objekt. Eshte vrasje makabre, por nuk eshte as publike as shteterore. Eshte kategoria me personale e mundshme e vrasjes.

  2. Kur behen protesta ne Kosove ka nje ndjesi te vertet per ate cka protestohet. Nuk e di pse nuk ndodh e njejta gje ne Shqiperi?????

    1. Ne Shqiperi protestohet per ate arsye qe jane shpik protestat, per te ndergjegjesu njerezit qe qeveria po ja fut sa k…
      Pyetja eshte pse nuk ndergjegjeson njerezit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *