• |
ide | kryesore

Vuçiç bojkoton samitin e BE në Tiranë, zbardhet arsyeja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç reagoi me zemërim ndaj emërimit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiç, në postin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës.

“Jo vetëm që i kanë shkelur të gjitha normat e marrëveshjes së Brukselit, por edhe të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare dhe nuk e kanë dert sepse kjo është në interesin e një fuqie evropiane”, u medieve në Beograd presidenti serb, duke theksuar se zoti Rashiç nuk e ka besimin e askujt në Kosovë, “por e ka besimin e (kryeministrit) Albin Kurti dhe perëndimit dhe mendojnë se kësisoj mund të frikësojnë serbët”.

Ai përsëriti se Kosova është “shenjtëria më e madhe serbe”.

“Më mirë të mos jem sesa t’ua dorëzojë në duar. Dhe nuk do t’ua dorëzojë. Askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë me 6 dhjetor”, tha ai, duke shprehur zemërimin me siç tha “reagimin e butë të Bashkimit Evropian” ndaj emërimit të zotit Rashiç.

Ai iu referua një deklarate të zëdhënësit të BE-së për mediat serbe i cili citohet të ketë thënë se “është me rëndësi thelbësore që emërimet e ministrave të bëhen në pajtim më Kushtetutën e Kosovës. Në rastin konkret i bëjmë thirrje Kosovës të sigurohet që janë përmbushur të gjithë hapat procedural për emërimin e ministrit që përfaqëson bashkësitë jo shumicë”.

Emërimi i ministrit Rashiç u bë më pak se një muaj pas dorëheqjes se ish ministrit Goran Rakiç nga radhët e Listës Serbe.

Më 23 nëntor Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave që çoi në uljen e tensioneve në veriun e Kosovës por jo edhe kthimin e punonjësve serb në institucione.

Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën se largimi i serbëve nga institucionet ishte vendim politik dhe se kthimi i tyre duhet të bëhet në rrugë ligjore./VOA



10 Comments

    1. GJITHCKA QE ZOTI SIPAS VULLNETIT TIJE PER KET JET SPROV PER NE CAKTOJ.ESHTE E KRIJUAR .VARET TEK NE CFAR ZGJELLIM SHPETIMIN SI THOT AI APO HUMBJEN SIC PO ANGAZHOHEMI NE thotë:

      PÀDREJTESIJA ME FAKTE ZHVILLIMI PO PLOTSON KUPTIMET.NE SISTEM FATKEQSISH .PER TE GJITH SI MOTIV QENDRON INTERRESI.DHE NUK ESHTE PA KOSTO QE DIKUN DO SHPERNDAHET.SI MUNDESI TESHME INTERESI NUK JA PERMUSHIN QELLIMIN ASKUJT KETE SFID PO E BEN KONKURENCA .PAZARET TASHME JAN SFIDUAR TASHME PER ELITEN SI NDERMARRJE BIZNESI DHE SHTETET SI DEG TE KOMPANIVE TE KESAJ NDERMARRJE CDO POPULL FAKTET E ZGJUAN SE LOGJIKA DALLON DHE PROBLEMET MUNGESAT PER ZGJILLJE NXISIN .E GJITH KY ZHVILLIM I KA TRONDITUR.POR DASHJE PADASHJE TE GJITH I FUT NE ANALIZ TE THELL.DHE NJEKOHESISHT VJEN REFLEKTIMI DHE KJO DO JET PIKA ME KRITIKE NE MEZIN NJERZOR.SEPSE ZHVILLIMET KAN AUTOR AKTOR FAKTET I ZBULOJN QELLIMET DHE NXISIN CDO TE KEQE.QE TASHME ADRESOHET NE BURIMIN E VET.CILA ESHTE ZGJILLJA .ZOTI BATNAVE KRIJOJ NE MENYRE TE PERSOSUR DHE PER TE DERGOJ UDHEZIM TE PERSOSUR.SI VULA CDO ZGJILLJE.O NJEREZ TE GJITH KEMI NJE NATYRALITET DUAM TE DREJTAT HAKUN DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET.TANI PO PREKIM FUNDIN TRISHTUES OSE TE SHKATRROHEMI TE GJITH NE KET KONKURENC DJALLZORE OSE SEJCILI T DO TI RESPEKTOHET E DREJTA HAKU QE ZOTI DHA POR NJERIUN NE KETE BOTE.DHE KUFIZOHET BRENDA SAJ SI DOMOSDOSHMERI DHE TE JUSTIFIKOJME PÈRGJEGJESIT QE ZOTI MADHERISHEM NA LA AMANET NE KETE BOTE.KU TE DYJA BASHKE SJELLIN QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM ZOTI I DHA GJITHA MUNDESIT SIPAS NEVOJES POR ISHIN VET NJERZIT QE DEVIJUN PO PERSERI PO NJERZIT E KAN VETEN NE DOR TE ZGJELLIN SHPETIMI QE NE TE VERTET E DUAN DHE LARGOHEN NGA ANGAZHIMI PER SHERBIMIN E SHKATRRIMIT VET QE ESHTE KUNDER VULLNETIT TYRE

  1. Me ne fund “memecit i erdhi gjuha”.
    Targat, asociacioni, nje minister i ri serb pas atij te dorehequr, nuk jane veç sebepe per shtyrjen e marreveshjes perfundimtare Kosove-Serbi, jo thjesht per popullin serb, por per hesap te luftes se Rusise ne Ukraine.

    Asnje popull ne Ballkan nuk deshiron aventura ushtarake, perfshire qytetaret serbe, pervec veglave te Moskes dhe aventures ne Ukraine.

    As ballkanasit, as ruset dhe as serbet nuk meritojne te kene ne krye politikane qe punojne per luftera e jo per paqen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *