• |
ide | kryesore

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, BIA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA. Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror – RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qevria e Serbisë. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Qeverinë e Serbisë në lidhje me emërimin e Vulinit, por nuk mori përgjigje.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiç, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë. Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Vulin, më herët, ka qenë edhe drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *