• |
ide | kryesore

Berisha: Asgjë nuk do na pengojë për të dalë në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin me banorët e Njësisë 7 në Tiranë, Sali Berisha është shprehur se asgjë nuk do t’i ndalë protestuesit që të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se protesta që do të mbahet me datë 6 Dhjetor në Tiranë, “e ka tronditur kryeministrin Rama” pasi sipas Berishës “kjo protestë do t’i tregojë fytyrën e tij të vërtetë para botës dhe Europës”.

Sali Berisha: Duhet të punojmë shumë këto ditë që kanë ngelur. Nuk e di a i keni dëgjuar komunikatat e tij: Kjo rrugë do të punojë, kjo rrugë nuk do të punojë. Rrugët janë të qytetarëve opozitarë, asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoili në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë.

Por për qëllime praktike: Le të hapim dyert për familjarët dhe të afërmit tanë që të vijnë në datën 5 në Tiranë dhe të dalin të gjithë bashkarisht në këtë protestë historike që e ka tronditur deri në palcë sepse e di që kjo protestë i tregon fytyrën e tij e para mbarë Europës dhe botës.

E di që kjo protestë do të vëzhgohet dhe do të ndiqet nga 1 mijë gazetarë dhe media të Europës dhe të botës dhe në këtë rast ne do të paraqesim realitetetin e regjimit të tij monist. Ne do të qëndrojmë për vlerat e lirisë dhe me datën 6 do të kemi bekimin dhe simpoatikë e qytetarëve të lirë në Europë dhe në botë dhe të shqiptarëve në 4 anët e trojeve shqiptare.



9 Comments

    1. Ti duhet te jesh ndonje nga ata te 8 Janarit ose dhe ai tipi qe hypi ne peme te mitingjet e Bashes dhe nuk ke zbrit akoma. Ska gje se dy nga ato lotuset dhe do ikni si lepujt.

  1. Viva la revolution, con la parotesta-manifestación!

    Tik-tak, tik-tak… Edvinos Christoaqos El Droga!

      1. Nuk ka te beje Rama apo Berisha ketu.

        Ketu ka te beje Revolucioni!

        Une do jem gjithmone ne krahe te Revolucionareve.

        Revolucionare Boterore, te bashkohemi te gjithe me Vazeline ne dore!!!

        Na prij Doktor! :)))))))

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Jorgo je i zgjuar, edhe pde duket sikur bën ironi, thellë në nënvetëdijën tënde ti e ndjen se shtu sikur Hysenbelliu, çdokush do të ketë rradhën e vet, sot kur edvini ka gjithçka në dorë e do të fillojë ti heqë disa bara të panevojshme.

        2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Revolucionet parapërgatiten nga gjenitë, realizohen nga fanatikët, dhe shfrytëzohen nga llumi i shoqërisë.

      2. Ky do jete hymni yne:

        And we can build this dream together
        Standing strong forever
        Nothing’s gonna stop us now
        And if this world runs out of lovers
        We’ll still have each other
        Nothing’s gonna stop us
        Nothing’s gonna stop us

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *