• |
ide | kryesore

Del në ankand superjahti i oligarkut ukrainas. Vladimir Putin, nuni i vajzës së tij

-Instant, Arkiva, Planet



Një superjaht 163 metra i gjatë dhe që kap një shifër prej 200 milionë dollarësh, me pronar Viktor Medvedchuk, një oligark dhe mik i ngushtë i Vladimir Putin, ndaj të cilit janë vendosur sanksione, do të dalë në ankand, fill pas bllokimit të tij në brigjet kroate.

Qeveria ukrainase deklaroi se gjykata kroate vendosi që jahti luksoz të transferohet në Agjencinë ukrainase të Menaxhimit dhe Përvetësimit të Aseteve.

Po kush është Viktor Medvedchuk?

Medvedchuk, 68 vjeç, një politikan ukrainas prorus, u arrestua në muajin prill të këtij viti në Ukrainë, ndërsa u këmbye me Rusinë pak kohë më vonë me një të burgosur ukrainas.

Sipas The Guardian, ai është cilësuar vazhdimisht si “princi i errët” i politikës ukrainase, ndërsa Putin është nuni i vajzës së tij, Daria.

Superjahti “Royal Romance”

“Royal Romance”, i cili është ndërtuar nga kontraktori holandez i superjahteve “Feadship” në vitin 2005, është i përbërë nga kabina për 14 të ftuar dhe një hapësirë të madhe, ku përfshihet një pishinë 4 metra e gjerë.

Kujtojmë se në muajin shtator, një tjetër jaht prej 72.5 metrash, në pronësi të oligarkut Dmitry Pumpyansky, ndaj të cilit u vendosën sanksione, u shit në një ankand nga një blerës anonim për 37.5 milion dollarë, e para shitje e këtij lloji që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *