• |
ide | kryesore

Drew Barrymore zbulon detaje nga jeta sentimentale

Paparazzi, Slider



Drew Barrymore ka zbuluar së fundmi deteja nga jeta e saj personale. Gjatë episodit të së enjtes në “The Drew Barrymore Show”,ajo i tha Whoopi Goldberg se po takohej sërish pasi kuptoi se po ndihej shumë rehat duke qenë beqare.

“Herën e fundit që keni qenë këtu, ne të dyja ishim beqare. Nuk ishe në lidhje. A jeni duke bërë takime tani?” Barrymore e pyeti aktoren e “Sister Act” përpara se të fliste për veten.“Unë psh, për shkak se kishin kaluar kaq shumë vite, fillova të shqetësohesha pak. E kuptova që po mësohesha me këtë ide”, vazhdoi ajo.

Barrymore dhe Kopelman, të cilët kanë vajzat Olive, 10 dhe Frankie, 8 vjeç, u ndanë përsëri në vitin 2016 pas katër vitesh martesë. Që atëherë, aktorja e “50 takimet e para” nuk ka pasur një lidhje intime. “Unë nuk jam një person që ka nevojë për seks dhe duhet të dal atje, të angazhohem me njerëz në atë nivel,” zbuloi Barrymore në një postim në blog të tetorit. “Dëgjo, unë kam provuar gjithçka. Unë kam bërë gjithçka – kjo është arsyeja pse jam kaq e mërzitshme tani, “shtoi “Drew në fillim të këtij muaji. “Nuk do ta them kurrë, dhe është vetëm për mua.”

Ndërsa Barrymore është në fazën e takimeve, Kopelman filloi të takohej me Alexandra Michler në 2020 dhe dyshja u martuan në gusht 2021.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *