• |
ide | kryesore

Veliajt me bukë e Ramës me gurë/ Ndarja në PS për News24 dhe Top Channel

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vetë fjala “vijë” nënkupton një zgjatim të drejtë, po kur kjo është “editoriale”, ndodh që herë herë të lakohet rrugës. I tillë është rasti i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe dy televizioneve që kanë hyrë në një spirale të ashpër konflikti me Edi Ramën kohët e fundit, News24 dhe Top Channel.

Seria e raportimeve kundër Ramës dhe vartësve të tij, si Gazheli i doganave, Klosi i tatimeve dhe tenderat e rrugëve të Belinda Ballukut në mediat e Irfan Hysenbelliut e mori mesazhin e parë të fortë nga Rama që i prishi pishinën në hotelin e tij në Golem. Ndërkohë që prej 1 Dhjetorit, hoteli po shkatërrohet si shprehje e hakmarrjes, edhe pse lejen e ka firmosur vetë Rama, edhe pse kryetarja e IKMT ka pranuar se ndërtimi është i ligjshëm.

Por edhe sot, në kulmin e përdhunimit që po i bën Rama pronës private të Hysenbelliut, në mediat e tij gjen artikujt me porosi të Erjon Veliajt, që çdo gazetar i konsideron akte përdhunimi për një televizon, gazetë apo portal.

Këtë 2 Dhjetor të gjitha mediat që mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn kanë në faqet e tyre ekzaktësisht të njëjtin tekst, të shkruar në zyrat e bashkisë.

Njësoj edhe në Top Channel, që sot konsiderohet një televizion opozitar. Kudo në raportimet e gazetarëve të këtij televizioni flitet për shpopullimin nga keqqeverisja e Ramës, për abuzimin me çmimin e naftës, për dhunën e policisë ndaj qytetarëve të pafajshëm etj, por kurrë nuk mungojnë aty qokat për Erion Veliajn.

Është një rast i rrallë në këto 9 vite qeverisje të socialistëve, që një media opozitare të kritikojë ashpër kryeministrin e vendit, por në të njëjtën kohë të përkulet përballë propagandës bajate të vartësit të tij në bashki.

Dhe këtë dallim e bëjnë 5 muaj para zgjedhjeve. Pa arritur të kuptojnë se duke i shërbyer Erion Veliajt, në të vërtetë po i bëjnë shërbim Edi Ramës./Lapsi.al



15 Comments

    1. Jashte funksionit si media, operojne si bodello me kurva, jane ne pritje te cmimit nga Rama.
      Nivel ordiner , rampjellje hesapi

  1. Ne krye te mbeshtetesve te Veliaj e me ca lavde më te pakta per Ramen qendron Nikolle Lesi me Koha Jone.
    Aty e gjeni Veliajn cdo dite me kembe e ne aksion “per te miren publike”.

    Kurse per te sulmuar opoziten perdor edhe nje gjuhe te tille si titull shkrimi:”Rama ua pshurri protesten”.
    Sigurisht brenda kishte thjesht nje deklarate ku Rama pohonte indiferencen ndaj protestes se fundit, duke cituar Berishen e Meten”.

    Ky mercenarizem mediatik, pjese e ushtrise se Sorosit, natyrisht nuk i duhet Shqiperise e shqiptareve, pervec Guruse qe i paguan dhe politikes antishqiptare, mbulimit te superskandaleve mavi e enturazhit te kastes se larte te Sektit.

  2. Ceshtja Husen Belliu do te trajtohet nga BE ne mbledhjen qe do behet ne Tirane.
    Disa thone qe do ta kompesojne me siguracionet qe ka BE.
    Ishalla nuk behet prape Radist Irfani bahxhevan.

  3. Kam mendimin që më shumë sa thuhet që i shërbejnë Veliajt po i shërbejnë vetes.Kjo për dy arësye.E para se duan gjatë kësaj periudhe të kenë sa më tepër audiencë.Se dyti i japin një dorë Berishës për t’a pasur mirë me të duke parë që PS po ik tatëpjetë.Por prapë do ndryshojnë strategji dhe do t’i bëjnë opozitë Berishës prapë për audiencë.Televizione tregtare janë tek e fundit dhe linja editoriale e tyre ndryshon sipas interesit!!!

  4. mediat kombëtare ishin garanci për anticensurë. Siç janë portalet një garanci për anticensurë.

    Fjala e lirë po pëson ditët më të zeza që nga koha e diktaturës,” tha Berisha.

    Tani ky kërcënon pronarët e mediave në opozitë, imagjinoni të vijë sërish në pushtet.Si media e lire topi po ben opozitet e vertet ne kete vend,ku ajo qe duhet te bente opozita,por non grata salih metaj ka hall bythen e vet

  5. Repartin e lejeve te ndertimit e kemi te ndare nga ai i koncesioneve.

    Ndaj edhe kjo inkongruence.

    Ne nuk jemi bardh e zi. Je shume-ngjyresh, si Ylberi!

    1. I gjith portali eshte I zene me kete Irfanin .,paska ngel pa lame per nje hajvan.
      Irfani aty ishte,taksa nuk paguante,detin dhe ajrin I provatizoi,nderroi edhe origjinen ,djalin si idiot qe e ka I dha ore 30.000 euro,por harroi qe eshte I huaj nga fshati.
      Irfan nuk ka zot qe te mbron se diku ke share dhe perdhunosur peregrine.
      Ato pordhet e gazetaruceve coi ne hale se atje Ata rrine.
      Hajde te sheshi

  6. Epo , Irfani dhe Topi s’do e prishin edhe me Lali Erin. Se Erioni ka në dorë lejet e ndërtimit, punësimin në bashki, e shumë gjëra të tjera në Tiranë, që Irfani dhe Topi mund të kenë nevojë. Kështu është në Shqipëri, ekonomia është e kontrolluar nga pushteti, kështu ka qënë përherë. Dhe media nuk ka qënë asnjëherë e pavarur, asnjë media nuk është e tillë, as tani. Nëse nuk varen nga pushteti atëhetë varen medoemos nga opozita, se pa mbrojtje i ha gogoli, dhe përpara ecet me sponsorizimin e politikës. Mjafton të përmendim Sandrin e Klanit, servilin e gjithë qeverive. Dhe të duash të jesh i pavarur, nuk të lë pushteti, edhe sepse fatkeqësisht mediat e mëdha në vend janë bërë me para të pisëta (droge, trafiqesh), ose me para korrupsioni dhe kontrabande e vjedhjesh. Si rrjedhim, pronarët dalin problematikë, si rasti i Ylli Ndroqit, po ashtu rasti i Tanit të Topit dikur që bënte edhe kontrabandë kafeje përveç të tjerave. Si rrjedhim, kur paratë i ke të dyshimta, pushteti të godet nëse nuk i servilosesh. Në Shqipëri nuk gjen dot një vend pune në zanat, e jo më të bëhesh milioner apo pronar medie. Iku atëherë Ben Blushi pas fasadës zgjedhore, e bëri Rama drejtor te Topi, u bë milioner atje, saqë e ktheu Topin në ERTV2. Tani Blushi tall trapin, bën si shkrimtar me ca artikuj vari leshtë, bën sikur i është kthyer gazetarisë. Ku ka më surrat Blushi të dali në media! E morrëm vesh ca muti ishte. Një i korruptuar që i binte Ramës për pazarin e vet. Kaq. Prandaj, mos prisni ndonjë gjë të ndershme nga Irfani apo Top kanali, se thjesht presin pazarin. Ça besueshmërie ka Topi kur për 9 vite iu shpëlau trurin shqiptarëve me propagandën e Ramës?! Po Irfani? Ju kujtohet gazeta panorama që kur Rama hante pinte me Irfanin, panorama përditë në faqe të parë fliste për rritje pensionesh dhe dhënie tapish? Skandal! Përditë përsërisni të njëjtën gjë. Kur në fakt dihet që pensionet janë mysybet dhe pronat dhe tapitë me probleme, me konflikte dhe falsifikime e mbivendosje. Tani flet për sulm të qeverisë mbi rezortin News24. Po kur i bënin furça Ramës ndërkohë që populli vuante?! Keni parë ju ndonjë artikull te panorama ndonjëherë për papunësinë e të rinjve, sidomos atyre me arsim të lartë? Po te News24, ndonjë emision për këtë gjë? Jo. Pse? Sepse nuk ju plas fare! Për ta ka rëndësi Dola te Ola, tralala tralala, pikat mbi edhe pse ne në shqip vëmë vetëm një pikë mbi i! Ola i vë dy pika, se po nuk i vuri dy Ola, nuk dekriptihet aktialiteti! A pika që s’i bie thuaj! Pra vari leshtë popullit e të rinjve. Çdo vit dalin nga universitetet mijëra të rinj, papunë ngelen. Psh vetëm ekonomistë dalin me mijëra (nga univ.shtetëror +privat). Ku venë të gjithë këta të rinj? Papunë, operator call center apo emigrim. Kjo është fatkeqësia! Kjo është thembra e Akilit. Për këtë nuk flet asnjeri, asnjë media. Merren me sarajet e Irfanit që i merr me favoret që i bënte Rama. Kur i mbarojnë favoret, e dredh Irfani, dhe Rama i fut ruspën e i vë tritolin.
    Një popull i tërë po shpopullohet, ata merren me xhepin e Irfanit, se gjasme u cënua liria e medias. Ç’liri zeza?! Si mund të kesh liri në këtë dreq vendi ku çdo gjë përfitohet me korrupsion, me mik a me kurvllëk? Ça vlere ka liria e medias kur nuk flet të vërtetën dhe për hallet popullit? A e dini ju që një nga bizneset e Irfanit ka humb gjyq për pushimin e punonjësve nga puna pa të drejtë? Për sa kohë shihni të rinjtë të dipmomuar që ngelen papunë, punojnë në punë të rëndomta për shumë vite , apo emigrojnë jashtë, ndërkohë që ju të mediave jeni të zhytur në lluks, në korrupsion, e në lloj lloj maskarallëqesh, e nuk thoni as një gjysëm llafi, atëherë Rama ua bën paq! Kjo ishte Shqipëria që deshët, s’mund të mos e doni kur nuk merrni më favore.

  7. Epo , Irfani dhe Topi s’do e prishin edhe me Lali Erin. Se Erioni ka në dorë lejet e ndërtimit, punësimin në bashki, e shumë gjëra të tjera në Tiranë, që Irfani dhe Topi mund të kenë nevojë. Kështu është në Shqipëri, ekonomia është e kontrolluar nga pushteti, kështu ka qënë përherë. Dhe media nuk ka qënë asnjëherë e pavarur, asnjë media nuk është e tillë, as tani. Nëse nuk varen nga pushteti atëhetë varen medoemos nga opozita, se pa mbrojtje i ha gogoli, dhe përpara ecet me sponsorizimin e politikës. Mjafton të përmendim Sandrin e Klanit, servilin e gjithë qeverive. Dhe të duash të jesh i pavarur, nuk të lë pushteti, edhe sepse fatkeqësisht mediat e mëdha në vend janë bërë me para të pisëta (droge, trafiqesh), ose me para korrupsioni dhe kontrabande e vjedhjesh. Si rrjedhim, pronarët dalin problematikë, si rasti i Ylli Ndroqit, po ashtu rasti i Tanit të Topit dikur që bënte edhe kontrabandë kafeje përveç të tjerave. Si rrjedhim, kur paratë i ke të dyshimta, pushteti të godet nëse nuk i servilosesh. Në Shqipëri nuk gjen dot një vend pune në zanat, e jo më të bëhesh milioner apo pronar medie. Iku atëherë Ben Blushi pas fasadës zgjedhore, e bëri Rama drejtor te Topi, u bë milioner atje, saqë e ktheu Topin në ERTV2. Tani Blushi tall trapin, bën si shkrimtar me ca artikuj vari leshtë, bën sikur i është kthyer gazetarisë. Ku ka më surrat Blushi të dali në media! E morrëm vesh ca muti ishte. Një i korruptuar që i binte Ramës për pazarin e vet. Kaq. Prandaj, mos prisni ndonjë gjë të ndershme nga Irfani apo Top kanali, se thjesht presin pazarin. Ça besueshmërie ka Topi kur për 9 vite iu shpëlau trurin shqiptarëve me propagandën e Ramës?! Po Irfani? Ju kujtohet gazeta panorama që kur Rama hante pinte me Irfanin, panorama përditë në faqe të parë fliste për rritje pensionesh dhe dhënie tapish? Skandal! Përditë përsërisnin të njëjtën gjë. Kur në fakt dihet që pensionet janë mysybet dhe pronat dhe tapitë me probleme, me konflikte dhe falsifikime e mbivendosje. Tani News24 flet për sulm të qeverisë mbi rezortin. Po kur i bënin furça Ramës ndërkohë që populli vuante?! Keni parë ju ndonjë artikull te panorama ndonjëherë për papunësinë e të rinjve, sidomos atyre me arsim të lartë? Po te News24, ndonjë emision për këtë gjë? Jo. Pse? Sepse nuk ju plas fare! Për ta ka rëndësi Dola te Ola, tralala tralala, pikat mbi i edhe pse ne në shqip vëmë vetëm një pikë mbi i! Ola i vë dy pika, se po nuk i vuri dy Ola, nuk dekriptohet aktualiteti! A pika që s’i bie thuaj! Pra vari leshtë popullit e të rinjve. Çdo vit dalin nga universitetet mijëra të rinj, papunë ngelen. Psh vetëm ekonomistë dalin me mijëra (nga univ.shtetëror +privat). Ku venë të gjithë këta të rinj? Papunë, operator call center apo emigrim. Kjo është fatkeqësia! Kjo është thembra e Akilit. Për këtë nuk flet asnjeri, asnjë media. Merren me sarajet e Irfanit që i merr me favoret që i bënte Rama. Kur i mbarojnë favoret, e dredh Irfani, dhe Rama i fut ruspën e i vë tritolin.
    Një popull i tërë po shpopullohet, ata merren me xhepin e Irfanit, se gjasme u cënua liria e medias. Ç’liri zeza?! Si mund të kesh liri në këtë dreq vendi ku çdo gjë përfitohet me korrupsion, me mik a me kurvllëk? Ça vlere ka liria e medias kur nuk flet të vërtetën dhe për hallet popullit? A e dini ju që një nga bizneset e Irfanit ka humb gjyq për pushimin e punonjësve nga puna pa të drejtë? Për sa kohë shihni të rinjtë të dipmomuar që ngelen papunë, punojnë në punë të rëndomta për shumë vite , apo emigrojnë jashtë, ndërkohë që ju të mediave jeni të zhytur në lluks, në korrupsion, e në lloj lloj maskarallëqesh, e nuk thoni as një gjysëm llafi, atëherë Rama ua bën paq! Kjo ishte Shqipëria që deshët, s’mund të mos e doni kur nuk merrni më favore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *