• |
ide | kryesore

Mori patentën e bllokuar kundrejt ryshfetit/ Në pranga polici dhe ndërmjetësuesi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore bashkë me një tjetër bashkëpunëtor janë arrestuar nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Kjo pasi një qytetare së cilës i ishte bllokuar patenta për tre muaj dha ryshfet që ta merrte sërish. Leja e saj e drejtimit ishte bllokuar deri më 17 mars 2023.

Polici Alkid Ndreu i ka bllokuar patentën qytetares B.D. për tre muaj. Nëpërmjet një personi ndërmjetësues, qytetarja i ka dhënë ryshfet prej 70 mijë lekësh policit. Më pas Alkid Ndreu në bashkëpunim me Eduart Cakën i kthyen vajzës patentën që në sistem rezultonte e bllokuar.

Ndreu akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. Caka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim. Ndërsa mbi qytetaren që dha ryshfet rëndon vepra penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim. Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *