• |
ide | kryesore

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta shtrenjtohet

-Instant, Lajme, Të fundit



Bordi i transparencës ka vendosur që të rrisë çmimin e karburanteve.

Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 214 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani.
Benzina do të tregtohet me 195 lekë, nga 191 lekë që ishte deri tani.

Edhe pse në bursa nafta vijon të mbetet më pak se 90 dollarë për fuçi, Bordi ka vendosur që të shtrenjtojë karburantet.

Njoftimi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 214 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 202 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.



2 Comments

  1. Normal,e premte, levizin njerzit per fundjave …
    Di kush te thote qe eshte bere kjo apo ajo gje e mire per popullin,se une nuk gjej…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *