• |
ide | kryesore

Ndryshon moti në orët në vijim, zbulohet çfarë pritet gjatë fundjavës

-Instant, Lajme, Të fundit
shiu



Duke qenë se kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Sinoptikanët thonë se për ditën e shtunë moti nis me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Duke filluar nga orët e pasdites mot i vranët në të gjithë territorin. Ndërsa nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore.

Në orët e mbrëmjes reshjet me intensitet të ulët deri mesatar shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë do të vijojë edhe për ditën e diel. Reshjet e shiut të herëpashershme do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit.  Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 3-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-6 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *