• |
ide | kryesore

Peskov: Putin është i hapur për negociata me Uashingtonin

-Instant, Lajme, Planet



Pas deklaratës së djeshme të Bidenit, në takimin e tij me Macron, se është i gatshëm, të negocionte me Putinin, ka reaguar zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.

Ai ka theksuar se është i hapur për bisedime me Uashingtonin por deri tani përpjekjet për të negociuar me NATO-n, OSBE-në dhe Shtetet e Bashkuara kanë dështuar.

“Presidenti i Federatës Ruse ishte, është dhe mbetet gjithmonë i hapur për negociata për të siguruar interesat tona”, u tha Peskov gazetarëve.

Ai kujtoi se ishte Putin ai që, edhe para fillimit të pushtimit të Ukrainës, u përpoq të fillonte negociatat me Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe OSBE-në.

“Ju e dini se kjo nismë nuk ka patur përgjigje” , tha ai.

Më pas, Peskov e përshkroi diplomacinë si opsionin më të preferuar për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

“Sigurisht, mënyra e preferuar për të arritur interesat tona është rruga paqësore diplomatike ,”  tha Peskov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *