• |
ide | kryesore

Plagoset me armë zjarri në Durrës, 40-vjeçari kishte precedent penal

-Instant, Lajme, Të fundit
Policia



Në orët e para të mëngjesit një 40-vjeçar ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore i plagosur me armë zjarri. Daniel Bushi është qëlluar me armë pas një konflikti në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Sapo ka mësuar se personi ishte plagosur, policia shkoi dhe kreu verifikimet. Më pas, u zbulua se ai ishte plagosur me armë zjarri nga Gabriel Peqini, 28-vjeç. Bushi nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *