• |
ide | kryesore

Pritja e Suarez që i mohoi gjysëmfinalen: etja e hakmarrjes që e ndjek Ganën prej 12 vjetësh ka ditën e saj

-Instant, Sport



Gana do të përballet me Uruguain në Grupin H, duke e ditur se një fitore do t’i kalonte ata në raundin me eliminim të Kupës së Botës. Afrikanët do të bëheshin kështu kombëtarja e tretë e kontinentit, pas Senegalit e Marokut. Yjet e Zi janë aktualisht të dytët në grup, pas Portugalisë së kualifikuar e dy pikë përpara Uruguait të vendit të katërt. Amerikanojugorët duhet të triumfojë për të pasur një shans për të kaluar në fazën e 1/8 të turneut në Katar. Gana do të ketë gjithashtu mundësinë e hakmarrjes për pritjen me dorë të Suarez që i eliminoi 12 vjet më parë.

GANA

Gana do të kërkojë hakmarrje ndaj Uruguait pas betejës së jashtëzakonshme mes dy skuadrave në çerekfinale të Kupës së Botës 2010. Uruguaji kaloi në gjysëmfinale me penallti, pasi ndeshja u mbyll 1-1 pas 120 minutash futboll. Polemika të forta u shkaktuan në fund, me Luis Suarez që mori një karton të kuq për pritje të topit me dorë në vijë në sekondat e fundit. Goli do ti kishte kualifikuar, ndërsa Asamoah Gyan e humbi penalltinë. Uruguain shkoi në katër të fundit për herë të parë që nga viti 1970.

Gana tani mund ta eliminojë Uruguain në Katar, me Yjet e Zi që aktualisht janë në vendin e dytë në Grupin H. Një fitore do të dërgonte skuadrën e Otto Addos në raundin me eliminim. Ndërsa një barazim do të mjaftonte nëse Koreja e Jugut nuk mund Portugalinë, tashmë të kualifikuar. Nëse Koreja e Jugut triumfon kundër skuadrës së Fernando Santos, atëherë e dyta në grup do të vendoset me diferencë golash. Për Ganën do të ishte një histori e bukur, nëse ata mund të kalonin në 1/8 për herë të parë që nga vrapimi i tyre në çerekfinale në 2010. Katër vjet më pas ata u eliminuan në fazën e grupeve (2014), përpara se të dështonin të kualifikoheshin për turneun në Rusi.

URUGUAJ

Uruguai e ka pasur të vështirë të bëjë përshtypje në turneun 2022. Barazim 0-0 me Korenë e Jugut e pastaj humbja 2-0 nga Portugalia që i ka lënë ata në fund të Grupit H. Amerikanojugorët përballen tani me seriozitetin e një dalje të hershme nga turneu. Skuadra e Diego Alonso do të eliminohet patjetër nëse humbet ose barazon në këtë ndeshje. Vetëm një fitore mund të jetë e mjaftueshme për Suarez e të tjerët. Edhe në këtë rast, tre pikët do të mjaftonin për të avancuar, nëse Koreja e Jugut nuk mposht Portugalinë. Edhe nëse të dyja skuadrat triumfojnë, atëherë e dyta në grup do të vendoset për golavarazh, për të cilën aziatikët janë në avantazh +1.

Lexo më tej:Video/ Katar 2022, Uruguaj përplaset te shtyllat: Korea e Jugut rrëmben barazimin

Uruguai, i cili fitoi Kupën e Botës në 1930 dhe 1950, sigurisht e di se çfarë duhet për të avancuar në Botëror. Ata përfunduan të katërtët në 2010, para se të arrinin 1/8 dhe çerekfinalet përkatësisht në 2014 dhe 2018. Uruguaj nuk është eliminuar nga një Kupë Botërore në fazën e grupeve që nga viti 2002. E kjo ishte hera e parë që kishte ndodhur që nga viti 1974. Kështu që do të ishte befasi të shihje që ata të dështojnë në fazën e parë të finaleve. Megjithatë, La Celeste e ka pasur të vështirë në dy ndeshjet e tyre hapëse në kompeticionin 2022. E ata do të përballen me një skuadër Ganeze të etur për hakmarrje pas garës së tyre me pritjen famëkeqe të Suarez në 2010.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Ganës:

Ati-Zigi; Lamptey, Amartey, Salisu, Mensah; Partey, Samed; Kudus, A Ayew, J Ayew; Williams

Formacioni i mundshëm i Uruguaj:

Rochet; Gimenez, Godin, Coates; Varela, Valverde, Bentancur, Vecino, Olivera; Nunez, Gomez

PRECEDENTËT

02 Jul 2010 Uruguay v Ghana L 1-1 FIFA World Cup



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *