• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD në Kurbin, jepet masa e sigurisë për 53-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” për Van Ricën. Rica është anëtari i Rithemelimit që qëlloi me armë Kasteriot Markun të dielën në darkë në selinë e PD-së. Rica u konfliktua me nënkryetarin e degës në Kurbin, i cili kishte ndërruar disa herë kandidatin të cilin mbështeste në primaret brenda partisë. Rica akuzohet për tre vepra penale “Armëmbajtje pa leje” “Kanosje” dhe prishja e qetësisë publike.

Si ndodhi ngjarja?

Shkak për sherrin mes Van Ricës dhe Kasteriot Markut, është bërë kërkesa për shtimin e simpatizantëve në listat e PD që do të votojnë me 4 dhjetor për primaret. Nga anëtari i PD Van Rica, është kërkuar që të shtohen disa simpatizantë ndërkohë kjo është kundërshtuar nga nën kryetari i kësaj dege Kasteriot Marku.
Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve. Fatmirësisht asnjë nga personat nuk ka mbetur i lënduar. 53-vjeçari Rica rezulton të jetë punonjës i një policie private në Laç, çka shpjegon edhe pse ai dispononte një armë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *