• |
ide | kryesore

Samiti i BE, çfarë ndodh me shkollat në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mësimi në shkollat e Tiranës do të vijojë normalisht më 6 dhjetor, ditën kur në kryeqytet do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në Facebook. Ajo thotë se ky samit është një ngjarje historike për Shqipërinë. Kushi fton mësuesit e të gjithë vendit për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Postimi i Evis Kushit:

E detyruar nga pyetja e vazhdueshme “A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *