• |
ide | kryesore

Tronditet Franca, gjenden në frigorifer trupat e dy foshnjave

-Instant, Lajme, Planet



Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e sotëm në Francë, në qytetin Bédoin. Trupat e ngrirë të dy foshnjave u gjetën në një frigorifer brenda shtëpisë së një gruaje, e cila po mbahet nga policia. Kjo gruaje dyshohet se është nëna e tyre dhe ajo është lënë në paraburgim.

Në këtë fazë të hetimit është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira. Po ashtu e vështirë është edhe të përcaktohet lidhjet e mundshme mes tyre apo me gruan e arrestuar nga policia.

“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje. Autopsia do të na tregojë më shumë.”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *