• |
ide | kryesore

Video/ Shaqiri i shënon Serbisë, si katër vjet më parë: këtë herë nuk ka “shqiponjë”

-Instant, F1, Sport, Video
Shaqiri



Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i frikshëm për Serbinë katër vjet më parë, e konfirmohet edhe në Katar. Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane ka shënuar përsëri kundër serbëve. Ashtu si bëri në Rusi 2018. Shaqiri zhbllokoi ndeshjen në Stadiumin 974, me një goditje të fuqishme. Topi kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësit dhe pas shpinës së portierit Milinkovic.

Lexo më tej: “Shqiponjat” e Xhakës e Shaqirit ende tunden para syve të Serbisë: skuadra e Stojkovic kërkon hakmarrjen

Këtë herë Shaqiri nuk festoi me “shqiponjë”, gjesti që shkaktoi aq shumë trazira edhe për FIFA-n. Kështu, shqiptari ka zgjedhur të mos jetë kontrovers në golin e shënuar në Katar. Zvicra ka nevojë vetëm për një pikë, për tu kualifikuar si e dytë pas Brazilit, nëse Kameruni nuk mund 5 herë kampionët e botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *