• |
ide | kryesore

Video/ Shaqiri tund rrjetën, Zvicra kualifikohet e nxjerr jashtë Serbinë: Xhaka provokon pankinën serbe

-Instant, F1, Sport, Video
Xhaka



Zvicra iu afrua goditjes së madhe, duke mposhtur Serbinë 3-2. Helvetët e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri eliminuan formacionin e Stojkovic dhe me vetëm një gol diferencë humbi vendin e parë në grupin G. Xherdani, Embolo dhe Freuler vendosën fitoren e Zvicrës, megjithëse Mitrovicit dhe Vlahovic e përmbysën provizorisht rezultatin në 1-2. Në krye të grupit, megjithatë, mbetet Brazili, falë golavarazhit më të mirë (+2) krahasuar me zviceranët (+1). Pesë herë kampionët e botës do të përballen tani me Korenë e Jugut. Më e vështirë për Zvicrën, që do të ketë përballë Portugalinë e Cristiano Ronaldo.

Zvicra fiton betejën me Serbinë, duke u ngjitur në 6 pikë, aq sa Brazili. 3-2 u imponuan helvetët, me Xherdan Shaqirin që i kujtoi serbëve historinë e 4 viteve më parë, por pa bërë shqiponjën me duar. Shaqiri zhbllokoi ndeshjen në Stadiumin 974, në minutën e 20′. Një goditje e fuqishme, që kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësit dhe pas shpinës së portierit Milinkovic. Serbia përmbysi gjithçka në pjesën e parë me golat e Mitrovic dhe Vlahovic. Barazimi zviceran erdhi në fundin e pjesës së parë me Embolo. Fitorja kualifikuese për skuadrën e Yakin edhe me golin e Freuler, në minutën e 48′. Kishte kohë edhe për një gjest që Granit Xhaka e drejtoi nga pankina serbe. Sipas të gjitha gjasave, “shënjestra” ishte Vlahovic.

Lexo më tej: Video/ Shaqiri i shënon Serbisë, si katër vjet më parë: këtë herë nuk ka “shqiponjë”

Për vetëm një gol të Kamerunit ose Zvicrës nuk erdhi përmbysja e pamenduar e Grupit G. Helvetët u kualifikuan falë 3-2 kundër Serbisë, duke e mbyllur në vendin e dytë. Formacioni i Stojkovic, mbushur me lojtarë gjithë kualitet, kthehet në shtëpi. Ashtu si katër vjet më parë, edhe në Katar triumfon Zvicra e shqiptarëve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *