• |
ide | kryesore

Berisha-ndërkombëtarëve: Rama paguan miliona për të paraqitur një Shqipëri që nuk ekziston

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha-ndërkombëtarëve



Lideri i opozitës Sali Berisha ka përcjellë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Tik Tok”. Në këtë postim sqarohen sipas tij arsyet e protestës së opozitës pikërisht në 6 dhjetor. Në video, Berisha thotë që arsyeja kryesore e protestës në të njëjtën ditë me Samitin BE-Ballkani Perëndimor është shpopullimi që po bën qeveria e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati thotë se Rama sot ka të gjitha pushtetet në duar. Berisha thotë se ka për qëllim t’u tregojë ndërkombëtarëve që Rama, përmes kompanive të lobingut që i ka paguar me million euro të shqiptarëve, paraqet një realitet që nuk ekziston.

Mesazhi i plotë:

“Të dashur miqtë e mi të TikTok. Me këtë mesazh dëshiroj t’ju sqaroj pse kemi thirrur protestën e datës 6 dhjetor!  Kjo protestë, ditën e Samitit Europian, u thirr me qëllimin më madhor, për t’u bërë të qartë miqve në Shqipëri se Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro e duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston.

E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje. Nga këtu janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile. Shqipëria është një vend i pasur. Por shqiptarët janë sot banorët më të varfër. Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen. Vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria. Edi Rama sot ka të gjithë pushtetet në duar. Kjo jo se ai i meritoi. Por sepse ai ka vjedhur votën dhe nuk respekton vullnetin e lirë të qytetarëve.

Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar. Ndaj dhe ne, si parti që përmbysëm komunizmin dhe sollëm pluralizmin. Zhvilluam vlerat europiane në këtë vend. Antarësuam Shqipërinë në NATO. liberalizuam vizat dhe morëm rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Qëndrojmë besnikë në këto vlera dhe këto parime që ndajmë me kombet e vendeve tuaja. Kështu që jemi sot në këtë protestë, pikërisht për të ngritur zërin tonë. Se ne nuk jemi njerëz të varfër, por para së gjithash jemi të vjedhur. Se ne nuk votojmë të lirë dhe kjo vret shpresën e shqiptarëve. I shndërron ata në “bought people”, ndaj dhe duam që zëri ynë të dëgjohet. Faleminderit shumë!”



13 Comments

  1. Në çdo leje ndërtimi te madhe gjithmonë i biri tij ka ushtarët e vet. Në çdo protestë të Berishës për leje ndërtimi në bregdet apo “meraqe për parqe” kombëtare, janë nga pas pronat e të birit, që ka hall se mos mbeten pa leje.

    Jo më larg se dy javë më parë, i biri i tij është bërëe 20 për qind pjesë e një investitori strategjik prej 200 milionë euro. Aq sa ka marre gjithë jetën si sekser.Lexoi keto rreshta silh metaj bashke cecenet e tu ketu te lapsi

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Çdo javë mami jot qihet me një patronazhist, në e paç pak seksi, po nuk besoj se kaq idiot sa je ti duhet ta kesh mamin ndonjë kurvë të droguar që të ka bërë kaq idiot.

  2. Në historinë e Shqipërisë nëse ka një njeri që e ka shpërbërë më shumë je ti o Sali. Duke filluar që nga masakrimi i pronës private deri në djegien e arshivave dhe thirrjen që i bëre popullit të veriut për të zaptuar pronat e të tjerëve me toka të xanuna, dhe më pas duke vjedhur popullin me firmat piramidale që kulmon me 97-ën deri në armatosjen e popullit duke hapur depot e armëve për të përfunduar në vëllavrasje. Pa rreshtuar dhe dhjetra të tjera do të mjaftonin vetëm keto bëma që ti të ndëshkoheshe shumë rëndë nga ligji i ç’do shteti normal i kësaj bote.

  3. Maloket ta qine fort mamin dhe fisin dmth me karin e madh dhe me gunga ja bejne qefin edhe mamit edhe fisit. More vesh mor bibilush mavi..

  4. Ca miliona u paguan edhe disa ambasadoreve te shitur qe zihen kush te emerohet ne Shqiperi.

    Une ndjek lajmet italiane por nuk di kush eshte ambasadori amerikan apo britanik ne Rome?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *