• |
ide | kryesore

Boksieri meksikan kërcënoi Messi, ndërhyn Tyson: “Nëse guxon ta prekë, kthehem në ring”

-Instant, Sport
tyson



Ditët e fundit ka shkaktuar shumë diskutime kërcënimi i Canelo Alvarez ndaj Lionel Messi. Boksieri meksikan ka sulmuar ashpër argjentinasin për një video të shpërndarë në rrjetet sociale. Lojtarët e Albiceleste, pas fitores me Meksikën, festuan në dhomat e zhveshjes. Aty shihen një fanellë meksikane në këmbët e Pleshtit. 32-vjeçari i ka kërkuar falje sulmuesit në orët e fundit, por historia është kthyer në vëmendje për shkak të fjalëve të Mike Tyson. 56-vjeçari ka folur në rrjetet sociale për të mbrojtur Messi.

Canelo, duke parë fanellën e Meksikës të shkelur me këmbë, u zemërua shumë dhe kërcënoi lojtarin e PSG-së në Twitter: “A e keni parë Messin duke pastruar dyshemenë me fanellën dhe flamurin tonë? T’i lutet Zotit që të mos më takojë kurrë. Ashtu si unë respektoj Argjentinën, ti duhet të respektosh Meksikën! Nuk po flas për Argjentinën si shtet, po flas për Messi. Nga momenti që fanella është në tokë, tashmë është një fyerje”.

NDJESA E CANELO

Cështja bëri xhiron e botës dhe në fund Canelo kërkoi falje: “Më ka marrë përpara pasioni dhe dashuria që ndjej për vendin tim. E kam bërë komente të papërshtatshme, për të cilat dua t’i kërkoj falje Messi dhe popullit argjentinas. Çdo ditë mësojmë diçka të re dhe këtë herë më takoi mua ”.

NDËRHYRJA E TYSON

Gjithçka mirë, ajo që përfundon mirë, edhe sepse nëse Alvarez do të prekte sulmuesin, do t’i duhej të merrej me Tyson. 56-vjeçari tha për BBO Sports se është i gatshëm të kthehet në ring, për të mbrojtur Pleshtin: “Dikush i quajtur Canelo kërcënoi Leon. Nëse ai guxon të prekë Messin, do të më duhet të kthehem në ring”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *