• |
ide | kryesore

Durrës, arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi sekret ka zbuluar një person të rrezikshëm që qarkullonte në Durrës dhe Policia e Durrësit së bashku me Forcat Shqiponja kanë bërë arrestimin e tij në kuadrin e një operacioni të posaçëm të koduar si “Klienti”.

I arrestuari quhet Sherif Çelaj (Ismailaj), 43 vjeç dhe u prangos për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari, sipas Policisë, ka precedentë të theksuar kriminalë dhe akuzohet për vepra të rënda penale, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Atij iu sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Policia e Durrësit njoftoi se “si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sh. Ç. (I.), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Dosjet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *