• |
ide | kryesore

Granit Xhaka në qendër të polemikave ndaj Serbisë: fanella me ‘Jashari’ në vëmendjen e FIFA-s

-Instant, F1, Sport
Xhaka

Xhaka dhuroi një performancë si lojtari i ndeshjes, ndërsa Zvicra siguroi vendin e dytë në Grupin G për të kaluar në 1/8 me Portugalinë. Por veprimet e tij pas fishkëllimës së fundit mund të tërheqin vëmendjen e FIFA-s. Në festimet pas ndeshjes, Xhaka ka veshur një fanellë me emrin ‘Jashari’.


I pyetur më pas se çfarë do të thoshte ky gjest, mesfushori i Arsenal pohoi se ishte për anëtarin e skuadrës së Zvicrës, Ardon Jashari. Megjithatë, emri lidhet edhe me Adem Jasharin, një themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për pavarësi nga ish-Jugosllavia. Xhaka është me origjinë shqiptare nga Kosova, që shpalli pavarësinë në vitin 2008, por nuk është njohur nga Serbia.


I pyetur për fanellën më pas, Xhaka tha: “Nuk ka asnjë sfond politik për të. Ardon është pjesë e skuadrës sonë dhe ne kalojmë shumë kohë së bashku. I thashë nëse fitonim do të vishja fanellën e tij”.

YAKIN MBRON SHQIPTARIN E ZVICRËS

Xhaka ishte një figurë kyçe gjatë një takimi të ashpër. Ai gjithashtu shkaktoi një përleshje në pjesën e dytë. Një gjest i tij e bëri pankinën e Serbisë të futej në fushë. Gjesti mendohet se ishte në drejtim të portierit zëvendësues Predrag Rajkovic, jeta personale e të cilit ka qenë objekt spekulimesh këtë javë. Trajneri i Zvicrës Murat Yakin tha se ai do të “presim dhe të shohim” nëse do të merren masa kundër Xhakës. “Do ta shijojmë këtë moment, na kushtoi shumë emocione dhe energji. Ishte një ndeshje e drejtë”, tha ai. “Para ndeshjes shumë njerëz po flisnin për situatën, por ne ishim në gjendje ta përballonim atë sfidë. “Jemi të lumtur që po ecim përpara. Gjithçka tjetër është spekulim dhe do të presim e të shohim”.

Lexo më tej: Video/ “Po ja u q*fsha atë nanë”: Xhaka reagon pas provokimit të Vlahovic: Graniti sherr me serbët në fund

Nuk është hera e parë që Xhaka përfshihet në polemika kundër Serbisë. Në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ai dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën pasi kryqëzuan duart për të imituar shqiponjën e shfaqur në flamurin shqiptar në fitoren 2-1 të Zvicrës. Shaqiri gjithashtu luajti rolin e tij në fitoren e Zvicrës këtu, duke shënuar golin e hapjes në stadiumin 974.


4 Comments

  1. fifa eshte mafie nderkombetare

    eshte be si mbreti lakuriq

    qe te gjithe e shohin qe ndeshjet trukohen pa perjashtim por askush nuk thot gje por ben analize

  2. Pse nuk përmendni që me shënim e golit ndaj Serbisë në minutën e 20, Shaqiri barazoi Messin dhe Ronaldon. Ai shënoi për të tretin Botëror radhazi.
    Një arritje e tillë kanë bërë edhe legjendat e tjera si Pele, Miroslav Klose dhe Uwe Zeller.
    Përveç kësaj Shaqiri ka shënuar në pesë kampionatet e fundit të mëdha për kombëtaren e “Kryqtarëve” – Botërori 2014, Euro 2016, Botërori Rusi 2018, Euro 2020, si dhe Botërori aktual në Katar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.