• |
ide | kryesore

Incidenti me ãrmë në zyrat e PD-së, përjashtohen nga primaret dy kandidatët

-Instant, Lajme, Të fundit



Incidenti i ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2002 në Degën e Partisë Demokratike në Kurbin ku u qëllua me armë zjarri, ka sjellë penalite për protagonistet e ngjarjes. Dy kandidat të primareve për Bashkinë e Kurbinit Alfred Dajçi dhe Edmond Shkoza janë përjashtuar nga gara e 4 dhjetorit.

Vendimi është marrë Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike të Rithemelimit. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të fakteve, fotove dhe dëshmive.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 nentorit gjatë një takimi të kandidateve të promareve me kryesinë. 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Autori i kësaj ngjarje u arrestua nga policia disa orë më vonë. Pas treditësh gjykata vendosi që të hetohet në gjendje të lirë.



3 Comments

  1. Keni ngatërruar citimin incident me atë ritual. E thënë më shqip, traditë, ku arma është urtësia, mençuria, forca, bukuria e shpellareve të kryesuar nga Sali Karaxhic Vicidoli.

    1. Pse ça pret ti po te komandoje Muli? E harrove traun ne autostraden e kuksit ? Ky eshte Muli .
      Une kam frike se nuk eshte muli por vete Berisha . per me shume do flasim pas 4 dhjetorit kur te dalin horrlliqet sheshit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *