• |
ide | kryesore

Juventus, CR7 e dokumentat e tjera “sekrete” të gjetura nga Prokuroria e Torinos

-Instant, Sport
Torinos



Manovra për pagat e shtyra për shkak të Covid është thelbi i hetimit në pasqyrat financiare të Juventusit. Sipas Gazzetta dello Sport, prokuroria publike e Torinos e ka zgjidhur “misterin” falë zbulimit të dokumenteve private të 16 lojtarëve. Dokumente që nuk ishin depozituar në Ligë apo në FIGC. Në veçanti, prokuroria është fokusuar në atë më “thelbësorin” që lidhet me Cristiano Ronaldo, në kohën kur CR7 luante për bardhezinjtë.

Dokumenti i famshëm dyshohet se u gjet nga Prokuroria e Torinos gjatë një kontrolli më 23 mars 2022 në zyrën e avokatit Federico Restano. Bashkë me “kartën CR7” ishin edhe ato të lojtarëve të tjerë, duke përjashtuar Giorgio Chiellini.

Lexo më tej:Nga heqje pikësh, në Serie B: ja çfarë rrezikon Juventus nga akuzat e hetimit Prisma

Letra që garantojnë kreditimin e lojtarëve kunddrejt shoqërisë. Për CR7 dhe secilin prej tyre, sërish sipas rikonstruksionit të gazetës milaneze, janë tre dokumente. Përmes tyre, garantoheshin pagat mujore të munguara, ose një pjesë e tyre, në formën e shpërblimeve dhe çmimeve suplementare. Këto bonuse do të shpërndaheshin në vitet në vijim, në rast të qëndrimit te Juventus ose si dalje e mirë në rast largimi nga klubi. Nëse kjo, pasataj, do të ketë rëndësi penale apo sportive, do të kuptohet në muajt në vijim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *