• |
ide | kryesore

Katar 2022/ Kush janë 16 më të mirët: ja përplasjet deri në finale

-Instant, F1, Kryesore, Sport



Faza e grupeve në Katar është mbyllur me surpriza të lejuara në ditën e fundit nga skuadrat që e kishin siguruar kualifikimin. Të mëdhenjtë janë kujdesur të shmangin përplasjet me njëri tjetrin. Brazili ishte i fundit që pësoi humbje, 1-0 nga Kameruni, pa kondicionuar vendin e parë në Grupin H. Bashkë me Selecao kalon Zvicra, e fundit që u kualifikua. Në fakt, Zvicra e Shaqirit e Xhakës do të gjejnë përballë Cristiano Ronaldon e Portugalinë, që bashkë me Korenë e Jugut avancuan pak orë më parë.

Pikërisht këto janë edhe skuadrat që do të përplasen së bashku në 1/8, me Portugalinë që evitoi Brazilin. Për pak Zvicra bëri goditjen me fitoren ndaj Serbisë e kombinuar me suksesin e Kamerunit ndaj brazilianëve. Kështu, katër skuadrat e ardhura nga Grupet G e H bashkohen me Holandën, Shtetet e Bashkuara, Argjentinën, Australinë, Francën, Poloninë, Anglinë, Senegalin, Japoninë, Kroacinë, Marokun e Spanjën në 1/8 e Botërorit.

Kjo është panorama e 1/8 të Katar 2022. Ndeshjet mes gjashtëmbëdhjetë të kualifikuarve do të fillojnë sot më 3 dhjetor dhe do të përfundojnë të martën më 6 dhjetor, me dy takime në ditë. Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar për 9 dhe 10 dhjetor, me dy ndeshje në ditë. Ky është programi i ndeshjeve me ditën dhe orën.

NDESHJET E 1/8

E shtunë 3 dhjetor
1 – Holanda-Shtetet e Bashkuara (ora 16)
2 – Argjentina-Australia (ora 20)

E dielë 4 dhjetor
3 – Francë-Poloni (ora 16)
4 – Angli-Senegal (ora 20)

E hënë 5 dhjetor
5 – Japoni-Kroaci (ora 16)
6 – Brazil-Korea e Jugut (ora 20)

E martë 6 dhjetor
7 – Marok-Spanjë (ora 16)
8 – Portugali-Zvicër (ora 20).

ÇEREKFINALET

E premte 9 dhjetor
16:00 – Fituesja 5-Fituesja 6 (Çerekfinalistja 1)
20:00 – Fituesja 1-Fituesja 2 (Çerekfinalistja 2)

E shtunë 10 dhjetor
16:00 – Fituesja 7-Fituesja 8 (Çerekfinalistja 3)
20:00 – Fituesja 4-Fituesja 3 (Çerekfinalistja 4)

GJYSMËFINALET

E martë 13 dhjetor
20:00 – Çerekfinalistja 2-Çerekfinlistja 1 (Gjysëmfinalistja 1)

E mërkurë 14 dhjetor
20:00 – Çerekfinalistja 4-Çerekfinalistja 3 (Gjysëmfinalistja 2)

FINALJA E VOGËL

E shtunë 17 dhjetor
16:00 – Finale vendi i tretë e i katërt

FINALJA

E dielë 18 dhjetor
16:00 – Finalja



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *