• |
ide | kryesore

Macron: Do bisedoj me Putin, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

-Instant, Lajme, Planet
Macron



Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të flasë sërish me homologun rus Vladimir Putinin. Kjo bisedë do të zhvillohet pasi të ketë folur me Rafael Grossin, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Me të Franca bashkëpunon për të mbrojtur uzinën e Zaporizhzhias. Kjo e fudnit ka qenë objektiv i shpeshtë i bombardimeve ruse.
Këto deklarata ai i bëri duke u kthyer nga vizita e tij në SHBA në një intervistë për TF1. Sipas Macron kushtet për paqen në Ukrainë do të duhet të vendosen nga Ukraina.

“I takon popullit ukrainas të vendosë në mënyrë të pavarur. Të vendosë në çfarë kushtesh, si, kur. Kjo nuk varet nga ne. ”, deklaroi kreu i Elysee, sipas të cilit zgjerimi i NATO-s duhet të jetë “një nga çështjet për paqen”.

Ai shtoi se “ajo që varet nga ne, është siguria e pjesës tjetër të Europës”, tha Macron, i cili shpreson të jetë në gjendje të sigurojë një “garanci për sigurinë e vetë Rusisë kur të kthehet në tryezën e negociatave”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *