• |
ide | kryesore

“Metastazat kanë sulmuar mëlçinë”: Brazili në ankth për Pele. Sipas “A Folha” është në fazën e fundit

-Instant, F1, Sport
Pele



Detaje të reja shqetësuese nga Brazili për gjendjen shëndetësore të Pele. Sipas raportimeve të “A Folha”, O’Rey nuk po i përgjigjet më kimioterapisë. Ai iu nënshtrua kurave që nga shtatori i kaluar pasi u operua për kancerin e zorrëve. Në këtë pikë, legjenda braziliane është transferuar në departamentin e kujdesit paliativ të spitalit Albert Einstein. Pele ndodhet në spital që nga e mërkura e 30 nëntorit, por ky detaj, nëse konfirmohet, dëshmon përkeqësimin e shpejtë të gjendjes klinike.

Spitali Albert Einstein në Sao Paulo nuk ka dashur të bëjë komente. Kjo pasi deklaruan ditët e fundit se 82-vjeçari kishte “funksione të plota jetike”. Të dhënat e reja të gazetës braziliane flasin se “kurat nuk po japin më efekt dhe metastazat kanë sulmuar edhe mushkëritë e mëlçinë”. Një përkeqësim që i ka shtyrë mjekët t’a mbajnë në kujdesin paliativ. Një trajtim që zakonisht përdoret për të përmirësuar sa më shumë jetën e pacientëve në fazën e fundit.

Lexo më tej:Pelé shtrohet me urgjencë në spital në San Paolo: O’Rey është në gjendje të rëndë

SITUATA KONTRADIKTORE

Një gjendje klinike në kontrast të plotë me versionin e vajzës së kampionit të madh brazilian 82-vjeçar, Nely Nascimento. Ditët e fundit ajo foli për një situatë nën kontroll, duke e cilësuar shtrimin në spital si vizitë periodike rutinë. “Babai im është në spital për një cikël kurash dhe unë nuk po fluturoj tek ai. Vëllezërit e mi janë me babin. Unë do të shkoj tek ai në vitin e ri”, shkroi Kelly në rrjetet sociale.

Në muajt e fundit, gjendja e Pelé dukej se ishte stabilizuar. Prillin e kaluar, pas shtrimit të fundit në spital, u fol për kontrolle rutinë, pas heqjes së tumorit të zorrës së trashë nga i cili vuante. Tani ekziston siguria se trajtimet me kimioterapi nuk kanë pasur efektet e dëshiruara pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *