• |
ide | kryesore

OBSH: Qasja e dobët ndaj pandemisë po krijon kushtet për një variant vdekjeprurës

-Instant, Lajme, Planet



Neglizhenca për COVID-19 këtë vit po krijon kushtet perfekte që të shfaqet një variant i ri vdekjeprurës. Paralajmërimi erdhi nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke ndryshuar tonin e deklaratave të disa muajve më parë kur tha se bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë.

“Ne jemi shumë më afër të jemi në gjendje të themi se faza e urgjencës së pandemisë ka mbaruar, por ne nuk jemi ende atje,” tha kreu i OBSH.
Agjencia globale e shëndetit vlerëson se rreth 90% e popullsisë së botës tani ka njëfarë niveli imuniteti ndaj SARS-COV-2 qoftë për shkak të infeksionit të mëparshëm ose vaksinimit.
“Zbrazëtirat në testim… dhe vaksinim po vazhdojnë të krijojnë kushtet perfekte për të shfaqur një variant të ri shqetësimi që mund të shkaktojë vdekshmëri të konsiderueshme”, tha Tedros.

Infeksionet me COVID-19 janë në nivele rekord në Kinë dhe kanë filluar të rriten në pjesë të Britanisë pas muajsh rënieje. OBSH u bëri thirrje qeverive globale që të përqendrohen në arritjen e vaksinimit te personat në rrezik, siç janë njerëzit mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *