• |
ide | kryesore

PE pritet të nisë hetim për Oliver Varhelyi: Po minon demokracinë në vendet kandidate për në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian po kërkon të nisë një hetim për veprimet e Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Ka qenë deputeti holandez i Parlamentit Europian, Thijs Reuten ai që ka shpërndarë lajmin në Twitter, duke thënë se hetimi do të fillojë për shkak të pretendimeve se Varhelji po minon qëllimisht reformat në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendet kandidate për në BE.

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.



8 Comments

  1. Ky eshte dhe mbetet plehre.

    Mbeshtet Ramen e Vucic, diktatoret e ballkanit.

    Me siguri i kane hapur nje llogari ne Off Shorre

  2. Nuk eshte vetem kaq historia e ketij sharlatani.
    Ne maj 2022 nje grup deputetesh progresiste e socialiste e akuzuan se deformon qendrimet e BE per nje proces paqeje ne konfliktin izraelito-palestinez.

    Terheqte kemben zvarre se ne zyrat e BE ka nje ushtri sorosiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *