• |
ide | kryesore

Publikohen detaje të tjera rreth vrasjes së Takeoff

Paparazzi, Slider



Takeoff, anëtari i grupit rap “Migos”, u qëllua për vdekje të martën (1 nëntor) në Houston.
Reperi 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Khari Ball, ishte në Teksas së bashku me dajën e tij dhe reperin Quavo për Halloween.
Së fundmi kemi detaje të reja nga vrasja e tij.
Shefi i Policisë së Houston, Troy Finner mbajti një konferencë për shtyp për të raportuar se një burrë është arrestuar në lidhje me vrasjen e Takeoff.
Finner tha se Patrick Xavier Clark, 33 vjeç, i cili u arrestua në lindje të Houston të enjten mbrëma, është në paraburgim.
Një tjetër burrë i dyshuar i lidhur me krimin, Cameron Joshua, 22 vjeç, u arrestua muajin e kaluar dhe u akuzua për armëmbajtje pa leje.
“Ne humbëm një njeri të mirë,” tha Finner. “Nuk pata kënaqësinë ta njihja, por të gjithë, qindra njerëz me të cilët kam biseduar, treguan se çfarë individi i mrekullueshëm ishte”.
Nga ana e tij, Michael Burrow, nga departamenti i vrasjeve në Departamentin e Policisë së Houston, raportoi se pavarësisht se ka arrestuar personin përgjegjës, hetimi për rastin mbetet i hapur.
Kujtojmë që pas vdekjes së reperit të “Migos” një ceremoni në nder të tij u mbajt në Atlanta ku morën pjesë familjarë, pjesëtarët e tjerë të grupit “Migos” dhe miq të tjerë të reperit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *